Lidhu me ne

Aktualitet

Basha i shiti zgjedhjet

Akuza e fortë dhe publike e Patozit/Basha i shiti zgjedhjet, lista e deputetëve me pagesa
Deputeti aktual i PD dhe një nga zërat kundër Lulzim Bashës ka thënë se ky i fundit i ka shitur zgjedhjet e 25 qershorit. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ Astrit Patozi tha se janë bërë pagesa për listën e deputetëve të PD.
Ylli Rakipi: Atëherë zoti Patozi ka akuza Brenda Partisë Demokratike, akuza të rëndësishme të hedhura nga njerëz shumë të rëndësishëm në parti, që Basha ka shitur zgjedhjet. Jo i ka shitur thjesht në mënyrë simbolike te Edi Rama, por ka shitur dhe mandate të të sigurta për deputetë, i ka shitur me para.
Astrit Patozi: Që të them se unë nuk i kam dëgjuar këto, do ishte e padrejtë dhe do ishte e pandershme sepse ky është një opinion, për fat të keq që me marrjen në dorëzim të çelsave të kryetarit të Partisë Demokratike nga zoti Basha, qarkullojnë. Pra ka një opinion të gjerë që e thonë. Po të kisha prova, sigurisht që unë do t’i thoja sot këtu, nuk i kam ato prova, por fakti që ka një opinion, e rëndon shumë fort pozitën e zotit Basha, i cili dhe pa këto akuza është prapë i rënduar sepse është rezultati që nuk të lejon. Pra rezultati është i tillë që edhe sikur këto akuza mos të ekzistonin është shumë vështirë për tu trajtuar. Por tani e shiti, e shiti Partinë Demokratike në këto zgjedhje është koncept pak më i gjerë se sa pagesat që mund të jenë bërë për kandidaturat të veçantinë listën Basha. Dhe unë kam dhënë një përgjigje në takimet e tona që kemi pasur në degën e Partisë Demokratike në rrethe, që unë vetë dua të jem i sinqertë se nuk e besoj që zoti Basha e ka shitur rezultatin, por zoti Basha jam shumë i sigurt që me dashje apo jo ka shitur interesat e Partisë Demokratike tek kundërshtari. Në sensin që, për paaftësi por ndoshta dhe për qëllime mbrapshta, i ka lënë kundërshtarit në dorë që të ketë interesa të Partisë Demokratike, por dhe Shqipërisë në tërsi.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook