Lidhu me ne

Sport

Usain Bolt tërhiqet. Ja sa ka fituar në karrierën e tij njeriu më i shpejtë në histori  

Njeriu më i shpejtë në botë ndalet. Usain Bolt tha mjaft. Botërori i Londrës ishte kompeticioni i fundit në të cilin mori pjesë xhamajkani. Një epilog i trishtë, duke marrë në konsideratë se si u mbyll – vetëm medalje e bronztë në 100-metërsh dhe aksidenti në xhiron e fundit në 4 x 100 me Xhamajkën që synonte një vend në pod.
Megjithatë, Usain Bolt ka qenë një ndër top-atletët botërorë për gati dhjetë vjet. Jo vetëm në pistën e vrapimit, por edhe jashtë saj, sa u përket të ardhurave.
Jeta e xhamajkanit ndryshoi në Lojërat Olimpike Pekin 2008, ku Bolt u shfaq për herë të parë përpara së gjithë botës: tre medalje të arta, tre rekorde botërore. Kjo supremaci e bën Bolt edhe një personazh: në Lojërat e Pekinit, Bolt kishte vetëm dy sponsorë: Puma (që e ka shoqëruar që në moshën 16-veçare) dhe shoqëria telefonike xhamajkane Digicel. Dhe këtu nis gjithçka…
Puma mbetet sponsori kryesor (vlen rreth 10 milionë në vit); këtu përmendim edhe 10 sponsorë globalë (përveç 7 sponsorëve rajonalë): All Nippon Airways, Celcom, Digicel, Gatorade, Hublot, Nissan, Optus, Puma, Regupol, Virgin Media që vlejnë nga 1 në 4 milionë dollarë në vit.
Këto marrëveshje e kanë ngjitur gjithnjë e më shumë Usain Bolt në klasifikimin e atletëve më të paguar në botë. Në vitin 2009, të ardhurat e tij ishin rreth 3 milionë dollarë dhe në tetë vjet, ato thuajse janë dhjetëfishuar.
Sipas Forbes, progresi i Bolt për sa u përket fitimeve ka qenë i madh – nga 20,3 milionë dollarë në vitin 2012 (i renditur në vendin e 63-të ndër 100 sportistët më të paguar) – në 34,2 milionë dollarë në vitin 2017, falë të cilave renditet në vendin e 23-të ndër atletët më të paguar në botë, pranë Jordan Spieth e Conor McGregor.
Viti
Të ardhurat në USD
Pozicioni
2017
34,2
23
2016
32,5
32
2015
21
73
2014
23,2
45
2013
24,2
40
2012
20,3
63
Pjesa më e madhe e të ardhurave vijnë nga kontratat me sponsorët, sepse të ardhurat nga garat janë vërtet minimale.
Mjaft të mendosh që Federata Xhamajkane e shpërblen “vetëm” 10 mijë dollarë çdo atlet që fiton medalje të artë, ndërsa shpërblimet e caktuara nga IAAF (Federata Ndërkombëtare Atletike) për Botërorin janë 60 mijë dollarë për medalje të artë dhe 100 mijë dollarë në rast se vendos një rekord botëror.
Sipas Forbes, diferenca mes të ardhurave që fiton nga sponsorët dhe garave është e qartë: në vitin 2017, Bolt ka fituar 2,2 milionë dollarë nga çmimet e fituara dhe 32 milionë nga kontratat me sponsorët.
Sa i përket Puma-s, marrëveshja e saj me Usain Bolt do të vazhdojë deri në vitin 2025. Tregues se vijën e finishit e ka arritur, por kronometri (i milionave) vazhdon të vrapojë për Usain Bolt.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix19 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix19 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix19 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix19 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix19 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix19 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix19 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar19 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook