Lidhu me ne

Kryesore

Heqja e makiazhit “teknik” të qeverisë, truku i radhës që ndihmon Bashën  

Një ditë pas komenteve të kryeministrit për një raport të njënashëm politik të prodhuar nga Grupi i Task Forcës së udhëhequr nga zv/kryeministrja e dorëhequr tashmë Ledina Mandia, kjo e fundit ka deklaruar se i gjithë operacioni që pati si detyrë të pengonte ndikimin e qeverisë në zgjedhje nuk del dot me një përfundim të qartë nëse u garantua ose jo vota e shqiptarëve nga pjesëmarrja në qeveri e ministrave teknikë.
“A kemi dështuar? Në një kohë 20 ditore ministrat arritën që të merrnin masa me ato kapacitete që kishin, me atë infrastrukturë që kishin që të realizonin këtë proces të monitorimit. A u garantua vota e qytetarëve shqiptarë? Nuk mund ta them këtë”
Mandia thotë se u arrtit që të frenohej angazhimi i administratës në zgjedhje dhe mospërdorimi i posterave elektoralë. Me pak fjalë ekipi teknik i PD-së shërbeu si shtojcë e qeverisë për të bërë një lloj makiazhi të zgjedhjeve, të cilat kryeministri i quan më të mirat e zhvilluara ndonjëherë.
Në fund dokumenti nuk ka asnjë pasojë politike dhe bashkëqeverisja me të ashtuquajtur ministra teknikë mbetet një eksperiment pa substancë që ka si autorë dyshen Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ata kanë rënë dakord sipas marrëveshjes së 18 Majit që të prekin kushtetutën për të ndryshuar sistemin politik dhe atë zgjedhor ndoshta me formula të ngjashme.
Edhe dorëheqja e ministrave duket se u krye për të shuar dyshimet se mes të dyve ka një marrëveshje jotransparente. Kjo pasi zv/kryeministrja Mandia thotë se pavarësisht dorëheqjes ajo dhe ministrat teknikë do qëndrojnë në detyrë deri në shtator kur të zëvendësohen nga parlamenti i ri. “Ministrat dhe zv/kryeministri kanë përgjegjësi për detyrat që ushtrojnë dhe nuk mund të braktisin zyrën. Do qëndrojmë në detyrë deri sa të përmbushen të gjitha kërkesat sipas kushtetutës. Do të thotë që duhet të bëhet propozimi nga kryeministri, duhet të dekretohet nga presidenti dhe të votohet në parlament”– thekson zv/kryeministrja në detyrë. Në këtë mënyrë mbyllen edhe gojët që shqetësonin Lulzim Bashën për mbajtjen në qeveri të ministrave teknikë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore7 minuta më herët

Ky është çasti z. Kryeministër

Elson Bajrakurtaj Më 26 mars 2012, në London School of Economics, unë isha student dhe ju ishit lideri i opozitës....

Kryesore4 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook