Lidhu me ne

Temporal

Rregullorja e Princ Vidit për hotelet

Shqipëria e 1914, gjatë gjashtë muajve mbretëri nën sundimin e princ Vidin, ishte një vend, ku kishte nisur të sundonte rregulli dhe forcoheshin konturet e shtetit.
Një dokument i rrallë i cili ruhet në fondin personal të Asdrenit në AQSH, që i takon ditëve të para të sundimit të Princ Vidit, (i takon 7-20 mars 1914-ës), dëshmon se sa serioze ishin hapat e ndërmarrë për të vënë në udhën e drejtë shtetin shqiptar, që s’kish veçse dy vjet që ishte shpallur i pavarur.
Dokumenti është një rregullore që përcaktonte mbarëvajtjen e hoteleve, pensioneve, haneve apo edhe apartamenteve e shtëpive që jepeshin me qira dhe detyronte pronarët e tyre që të mos abuzonin me çmimet dhe shërbimet, që të regjistronin gjithë të dhënat e klientëve në regjistrat e udhëtarëve, të dhëna që do t’ju shërbenin në çdo rast të nevojshëm forcave të rendit.
Rregulltorja e hoteleve, pensioneve, haneve, apartamentave edhe e shtëpive:
No. 1 – Të gjith ata nênurdhës shqyptarë, a po të huaj, të cil çelin hotele, pensione, hane, apartamenta, ose lëshojnë osa me qira, si vêndësve, ashtu të huajve janë të detyruar në kryeqytet të kërkojnë lêje nga zyra e drejtoriës së sigurimit të përbotshëm, në vênt që ata që janë jashtë kryeqytetit do të marrin lêje nga kryetari i sundimit t’asaj anë ku ndodhen, duke treguar êmënin e hotelit, pensionit etj; êmënin e mi-êmënn – llagapin – e të zotit; udhën edhe mahallën ku gjindet; sa katesh âsht; edhe sa oda ka (duke shkoqitun madhësiën e odave edhe numrin e shtretenve – jatakëve – që do të vênë).
Të gjith ata, të cilëve i u përket kjo regulltore, në kjoft se gjinden në kryeqytet kanë 24 ora kohë e jashtë kryeqytetit 10 ditë mbas datës së përposhtme për me i u shtrue këti urdhënit.
Në lutje që do të apin janë të detyruar me dhânë një listë si ç’âsht poshtëshenuar në N. 3.
No. 2 – Po të jetë se drejtoria e sigurimit të përbotshëm, ose ajo zyrë që i përket mêrr vesht se ndonji lokal kësisojit prish qetësiën e vêndit, atëherë mbas nevojës mêrr masat për m’e mbyllun. Po të jetë lokali i një nênurdhësi të huaj, atëherë zyra, mbas që të lajmojë konsullin e tij do të marr masat e nevojshëme.
No. 3 – Bashkë me lutjen e sipërpërmêendun do të epen edhe dy lista, nër të cilat do të shkruhen: numri i odave, sa shtreten (jatake) ka ç’do odë edhe ç’farë çmimi ka ç’do shtrat.
Të zotët e hoteleve, pensioneve, haneve etj. nuk munden të kërkojnë nji çmim mâ të naltë se âsht në listë edhe nuk munden të bâjnë as nji ndryshim çmimi pa e lajmua zyrën që lypset.
Mbas që një prej këtyne dy listave do të jetë e vërtetume prej zyrës që i përket, ka për t’u vû nga një në ç’do odë, më një vênt që të shifet mirë prej myshterijve.
No. 4 – Të zotët e hoteleve, pensioneve, haneve etj. janë të detyruar fletuerët e udhëtarëve t’i dërgojnë nër zyre ku lypset, që të jenë të numurume e të të vërtetume.
Si fletuerët ashtu cilësia e udhëtarëve do të jenë të shkrume shqyp.
Për mos me lânë asnji mungim udhëtarët duhen shkruar në fletuer si ç’po shënojmë mâ poshtë:
1) êmëni e mi-êmëni; 2) dokumentat; 3) mosha; 4) dita e ardhjes; 5) mjeshtëria; 6) shênjat e dukshëme; 7) kombësia e nênurdhësia; 8) nga âsht; 9) vêndi i qendrimit; 10) ku niset; 11) N. i odës.
No. 5 – Të zotët e hoteleve, pensioneve, haneve etj. janë të detyruar ç’do herë që vjen një udhëtar me i dhânë të mbushin një radhua, të cilin do t’a shënojnë në fletuer. Ç’do ditë që një udhëtar niset të zotët e hotelev etj. janë të detyruar të lajmërojnë nisjen e tyne me një radhua të dytë, si ç’e përmêntmë sipri.
No. 6 – Ç’do mëngjez nji polis i veçantë do t’a ketë me detyrë me kontrolua defterët e udhëtarëve e të marrin radhuat e atyne që kanë ardhun e janë nisun, për me i çue at ditë në degën administrative të polisiës.
Të zotët e hoteleve etj., si edhe garsonët janë të detyruar t’i apin polisëve shkoqitje në ç’do pyetje, duke i a lehtësuar detyrën me lajmërime të veçanta, kur të çfaqet nevoja.
No. 7 – Ata që duan t’apin me qira apartamenta ose ode të pa shtrume janë të detyruar me 24 ora e sipër të lajmërojnë me një shkrim mënyrën si u dha, duke treguar êmënin e mi-êmënin e ati të cilit i a dha (myztexhirit), si edhe vjetët, mjeshtëriën, kombësiën, nga âsht, qendrimin e fundshëm edhe datën e vêndimit. Kur të soset koha, i zoti i shtëpiës âsht i detyruar më 24 ora e sipër me lajmue zyrën, duke treguar, kur e për ku myztexhiri âsht nisun.
No. 8 – Të zotët e haneve, si edhe t’atyne vêndeve ku flêjnë fshatarët janë të detyruar të lajmërojnë policiën për ç’do gjâsent që bâhet kundër nomit. Janë të detyruar si hotelet, pensionet etj. të mbajnë fletuerët për udhëtarët, duke qënë të liruar nga të shkrojtunit e radhuave. Fletueri i udhëtarëve do të jetë ashtu si e kemi sipërshkruar.
Nëpunësit e policiës kanë të drejtë të kontrolojnë fletuerët edhe të marrin shkoqitje nga të zotët e këtyne lokaleve.
No. 9 – Po të jetë që në kryeqytet një nênurdhës shqypëtar ose i huaj shkon natën në një hotel, pension, han etj. të flêjë, të zotët e këtyne lokaleve janë të detyruar të nesermen në mëngjes të lajmërojnë policiën edhe t’apin lajme të veçanta mi at njeri. (Ky nye âsht i përkohëshëm).
N. 10 – Të zotët e hoteleve, pensioneve, haneve etj., të cilët e shkelin ket regulltore do të dënohen me burg, mbas shënimit të tretë të N. 99 të nomit dënimtar.
Drejtoria e sigurimit të përbotshëm.
Durës, më 7/20 Mars 1914.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook