Lidhu me ne

Sport

Milan, zbulohet plan-biznesi i Yonghong Li deri në vitin 2022

Milani i ri, i biznesmenit kinez Yonghong Li, dhe i drejtuar nga administratori i deleguar Marco Fassone, synon një rritje të fortë të të ardhurave në pesë vitet e ardhshme.
Siç shkruan gazetari i Il Sole 24 Ore, Carlo Festa, në blog-un e tij Insider, plan-biznesi i Milanit për 2018-2022, parashikon rritjen e të ardhurave nga 206,3 milionë në sezonin 2015/2016 dhe 196,2 milionë në sezonin 2016/2017 në 273 milionë euro në fund të vitit 2018, për të arritur në 426,2 milionë në fund të 2019-s; 447,5 milionë në 2020-n; 486,1 milionë në vitin 2021, për ta mbyllur me 524 milionë në sezonin 2021/2022, pra më shumë se dyfishi i qarkullimit nëse i krahasojmë me të ardhurat aktuale.
Siç shpjegon gazetari Festa, rritja e vërtetë do të ndodhë në tregun kinez, ku është duke u krijuar kompania e re Milan China. Sipas plan-biznesit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, parashikohet një rritje të ardhurash me 90 milionë euro më shumë.
Plan-biznesi i Milanit dhe burimet e tjera të të ardhurave
Për sa u përket burimeve të tjera të të ardhurave, në plan-biznesin e Milanit, të ardhurat nga të drejtat televizive (të drejta ekskluzive televizive në kompeticionet e UEFA) duhet të rriten nga 98 milionë në 2016/2017 në 107 milionë në fund të vitit 2022.
Të ardhurat nga sponsorët duhet të rriten nga 76 milionë euro në vitin 2017 në 84 milionë euro në vitin 2022. Sipas parashikimeve, të ardhurat nga stadiumi duhet të rriten nga 22 milionë në vitin 2017 në 40 milionë në vitin 2022.
Në fund, të ardhurat nga të drejtat televizive të UEFA duhet të rriten nga 46 milionë në sezonin 2018/2019, kur parashikohet rikthimi në Champions League, në 68 milionë euro në sezonin 2021/2022.
Por, të ardhurat nga Champions League lidhen me rezultatet. Qëllimi është që në sezonin 2018-2019 dhe 2019-2020, Milani të arrijë në fazën e 16 më të mirëve në Champions League; në sezonin 2020-2021 në çerekfinale dhe në sezonin 2021-2022 në gjysmëfinale.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook