Lidhu me ne

Kritike

Qeveri mediokre dhe antiReformë, antiAmerikane  

Spartak Ngjela nuk ishte në planet e Edi Ramës për ministër, pavarësisht avokatisë që i ka bërë socialistëve përballë reformës në drejtësi. Tani që emrat e qeverisë dolën, Spartak Ngjela ka lëshuar një lumë akuzash kundër kryeministrit, të cilin e vendos në të njëjtën llogore me Bashën dhe Berishën, kundër reformës në drejtësi. Sipas Ngjelës “Amerikanët i ofruan Ramës katër shqiptarë të diplomuar në Amerikë, të katër mbi 40 vjeç, që punojnë në Amerikë në institucione prestigjoze, dhe ky nuk pranoi t’i bëjë pjesë të qeverisë së tij. Kjo kuptohet se vjen si pasojë e marrëveshjes së fshehtë Rama- Basha, e cila kapet sak se, në thelb, ka bllokimin e Reformës antikorrupsion”
Edi Rama edhe kur u krijua qeveria në shtator 2013 me LSI, shpërndau nëpërmjet media fjalë që të thonin se ” Rama donte ta bënte ministër drejtësie avokatin, por nuk pranon Ilir Meta”. Dhe e futi në sherr me LSI, ndërkohë që kryeministri Rama fërkonte duart nga sulmet e avokatit ndaj Metës e LSI.
Po tani që qeverinë e kishte në dorë personalisht Edi Rama, pse nuk e emëroi ministër të drejtësisë? Apo prapë e pengon Ilir Meta?!
STATUSI I PLOTE NE RRJETET SOCIALE i SPARTAK NGJELES:
Një qeveri mediokër që kërkon të bllokojë Reformën në Drejtësi, në funksion të marrëveshjes Rama- Basha.
Marrëveshja Rama – Basha, e marrë në kthina të fshehta, po të funksionojë, është antireformë dhe është njëherësh edhe antiamerikanizmëm.
Por, a do të funksionojë?
l.
Amerikanët i ofruan Ramës katër shqiptarë të diplomuar në Amerikë, të katër mbi 40 vjeç, që punojnë në Amerikë në institucione prestigjoze, dhe ky nuk pranoi t’i bëjë pjesë të qeverisë së tij.
Kjo kuptohet se vjen si pasojë e marrëveshjes së fshehtë Rama- Basha, e cila kapet sak se, në thelb, ka bllokimin e Reformës antikorrupsion.
Po çfarë është marrëveshja Rama -Basha?
Kjo marrëveshje skutash është frikë nga Reforma – ky është motivi kryesor i saj.
ll.
Kuptohet tani se Rama pati shpresë që Reforma të bllokohej nga Berisha. Por kur e pa në prill që kjo nuk ndodhi, e kapi për krahu Bashën e kërcënuar nga Brian Yee, dhe, nëpër kthina i kërkoi atij bashkim kundër Reformës.
Basha i hutuar dhe Saliu i shokuar nga politika amerikane , e morën si shpresë të re edhe për veten e tyre. Prandaj të dy palët nuk bënë fare fushatë në zgjedhjet e qershorit, sepse donin që PS të mos merrte 71 deputetë, dhe shumicën për qeverinë kjo ta bënte me Partinë Demokratike.
Por shqiptarët u treguan me stil elektoral të lartë këtë here: abstenuan demokratët masivisht, dhe kjo ishte arsyeja që Rama mori 74 deputetë.
Tani Rama nuk e ka në dorë alibinë e bashkimit me PD-në.
Po çdo të bëjë?
lll.
Gjithçka e kishin strukturuar te fakti që, pasi PS nuk do të merrte 71 deputetë, atëherë bashkë të bënin lojën e numrave në Parlament. “Do Basha apo nuk do Basha…unë nuk kam ç’të bëj!”, e të tilla broçkulla sorollatëse; por plani ka qënë dhe mbetet ndryshimi i kushtetutës së korrikut të vitit 2016.
Rama atë ditë kur u miratua kushtetuta e re mbeti pa frymë, se nuk ia merrte mendja që do të lëshonte pe Berisha.
Por…
Konkluzioni tani është që Reforma antikorrupsion i kap të tre edhe Berishën, edhe Ramën edhe Bashën.
Kjo është risia që na solli marrëveshja Rama – Basha: edhe Rama penalizohet nga Reforma.
Atëherë, ç’pritet të ndodhë?
lV.
Por, këta të tre, a mund ta ndryshojnë kushtetutën, dhe çfarë duan të arrijnë me këtë hap të përbashkët?
Ndryshimi i kushtetutës këtyre iu duhet për të futur në lojë Gjykatën Kushtetuese që kjo pastaj të ketë hapësirën kushtetuese të bllokojë të gjitha ligjet e miratuara ndërkohë dhe që kanë filluar ndërkaq të zbatohen.
Por këtë nuk mund ta ndërmarrin si hap edhe pse e mendojnë.
Si rregull, frika e kalamanizon gjithmonë burrin që nuk ka dimension. Basha dhe Rama duken që janë kalamanizuar, dhe prandaj i kanë hyrë detit në këmbë.
As kushtetuta dhe as ligjet e miratuara nuk mund të amendohen apo të ndryshohen me qëllim antireformë, sepse gjendja përshkallëzohet nga presioni amerikano-europerëndimor. Por a mos vallë këta të tre e duan ndërkohë destabilizimin e Shqipërisë për të shpëtuar korrupsionin?
V.
Po Partia Socialiste a mund ta pranojë këtë marrëveshje?
Kjo është dhe frika e Ramës.
E keni parë sesi i “kreh bishtin” Gramoz Ruçit? Dhe, e keni dëgjuar sesi Berisha godet Ruçin?
Sepse, siç duket, Gramoz Ruçi është kundër, por ndërkohë pritet të jetë edhe Kryetar Kuvendi.
Marrëveshja Rama – Basha nëse do vihet në forcë, sigurisht që është antiamerikanizëm. Por, a mund ta pranojë Ruçi dhe politikanët e tjerë të PS-së që ta fusin sërish partinë e tyre në antiamerikanizëm?
Kjo është e pamundur, se edhe politikanët e tjerë që Rama ka dashur t’i eliminojë nuk mund ta pranojnë idenë e vjetër të antiamerikanizmit, se ata me shumë vështirësi, mezi e futën Partinë Socialiste në Perëndim.
Por a ka një zgjidhje ky veprim infantil i Ramës.?
Ka një hap, që socialistët duhet ta ndërmarrin, se Rama është në çorientim psikik të frikës nga goditja antikorrupsion.
Socialistët duhet të zgjedhin një kryetar të ri të partisë së tyre që të jetë politikan dhe të mos e trembë Reforma, e cila nuk ka fare mundësi bllokimi. Ajo do të zbatohet. Se i trembur nga Reforma siç është, Rama mund të bjerë në aventurizëm antiperëndimor.
Dhe opcioni i kryetarit të ri tani duket se është në dorë të aktit politik që mund të ndërmarrë Gramoz Ruçi. Por a do ta ndërmarrë ky këtë hap?
Nëse Rama vijon me marrëzinë Basha, ky hap duhet ndërmarrë. Të mos harrojmë se Ruçi e emëroi kryetar Ramën në vitin 2005.
Të shohim se si do precipitojnë ngjarjet…
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook