Lidhu me ne

Aktualitet

Kur shoqatat e grave kthehen në bezdi

R.-CaushajBlog-Autor: Rezearta Çaushaj
Degjova se sot disa OJQ kane protestuar per dhunen ndaj grave. Nuk me vjen keq!
Perkundrazi, me vjen keq qe askush s’e dinte qe do te behej.
Ato duhet te protestonin me pare, duhet te beheshin bashke per advokimin e politikave me efikase, per te kembengulur minimalisht per zbatimin e legjislacionit te cale dhe serish…per te protestuar.
Rruga qe organizatat kane zgjedh keto 27 vjet eshte bashkepunim i ngushte me shtetin sepse sic degjoj shume syresh, ndryshe nuk ben dot asgje.
E kuptojme! Ne kete vend jetojme dhe e dijme mire indiferencen e shtetit.
E di gjithashtu qe, disa persona kane bere perpjekje personale per te ndihmuar viktimat e dhunes. Nuk deshiroj t’ua hedh poshte.
Por, keto jane histori te rralla.
Perceptimin se merrni fonde e nuk beni punen tuaj, shumica juaj e ka merituar plotesisht.
Kjo sepse nuk degjoheni kurre.Si mund te luftosh mentalitetin e dhunes pa u degjuar? Si mund t’a luftosh duke qene i padukshem?
Eshte koha ta braktisni rrugen e shkurter, rrugen e lehte “Le te shkojme te filani ne X institucion qe e kemi mik!”
“Le te bejme nje raport me X ministri!”
“Le te bejme nje konference me Y ministri!”
Keto nuk zgjidhin asgje, te dashura OJQ!
Shumica juaj jane te lodhura nga mentaliteti jone dhe nuk e vene me ujin ne zjarr.
Cfare mund te presesh nga individ te tille?!
Cfare pretendoni te arrini kur besueshmeria ndaj jush eshte zero?!
Keni arritur te strehoni disa gra, derisa shteti ju ka braktisur se shpejti dhe mendoni se keni bere te pamunduren? – Nuk mjafton!
U keni siguruar viktimave asistence ligjore, por pa bereqet se jeni perballur me sistemin e zhDrejtesise? – Nuk mjafton!
Sepse po mbyllen tre dekada nga puna juaj.
Kam nje propozim per ju:
Harrojeni mbeshtetjen te shteti, nese jeni kaq te perkushtuara ndaj kauzes!
Behuni bashke! Me shume organizata, me shume ide, me shume fonde.
Beni fushata mbarekombetare!
Beni presion, me protesta, me advokim per masa te reja, me ekspozim problemesh e fajtoresh.
Atehere, do te keni respektin tim.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook