
Të gjithë ruajnë ndonjë sekret. Disa mund t’i ruajnë për disa vite sekretet e tyre nga të tjerët, ndërsa disa i zbulojnë shumë shpejt. Nuk është e lehtë për t’i ruajtur sekretet, pavarësisht se sa mundohemi.
Në këtë drejtim shkojnë edhe rezultatet e një studimi të ri, të publikuar në revistën PsycNET, e cila pohon se ruajtja e sekreteve nuk është e mirë për shëndetin mendor. Ruajtja e sekreteve mund të shkaktojë ankth tek njerëzit dhe lodhje të trurit.
Shkencëtarët konkluduan se mendimet e njerëzve mbi sekretet mund të shërbejë si bazë për vazhdimin e hulumtimit të kësaj teme.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu