Lidhu me ne

Kryesore

Fotot e kaosit dhe çudive, Elsie: Do isha çmendur në Shqipëri

Shqipërinë e bën interesante kaosi.
Kështu thotë kryeministri Edi Rama.

Në fakt Shqipëria nuk është asnjëherë monotone. Mjafton të hedhësh një sy në portale dhe do habitesh nga fotot që postohen.
Disa prej tyre i gjeni në këtë fotogaleri më sipër.
Por ky stil jetese nuk është i përshtatshëm për të gjithë.
Albanologu Robert Elsie, që ndërroi jetë para disa ditësh, ka lënë amanet që të prehet në Shqipëri.
Por në një intervistë para pesë vitesh, teksa fliste për Rudina Xhungën, Elsie tha se do të ishte çmendur po të jetonte në Shqipëri.
“Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë pak të egra. E di që është vetëm një fasadë se brenda e kanë shpirtin e mirë por kanë një egërsi në marrëdhëniet njerëzore. Ju dini të mbroheni këtu, ndërsa unë këtu jam si lepur, nuk di të mbrohem. Unë vij këtu me shumë kënaqësi por nuk besoj se mund ta përballoj të vij të jetoj përgjithmonë këtu. Ka shumë frustracion të jetës së përditshme. Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë te përplasem në pengesa, vetëm për të arritur diçka, kur në një vend tjetër e arrij menjëherë dhe pastaj jetoj jetën time. E di që ju kaloni shumë kohë në ditën tuaj me pengesat që ju dalin përpara dhe kjo ha shumë kohë. Për shembull, po të jetoja këtu do të kaloja sigurisht gjithë ditën duke pirë kafe sepse do të më lajmëronin njerëzit hajde të pimë kafe dhe nga një kafe gjysëm ore, ajo do të shkonte një orë, dy orë, tre orë, katër orë dhe gjithë dita do të shkonte në kafe. Kurse unë jetoj një jetë pak të veçuar dhe nuk kam shumë shoqëri. Kjo është preference ime, unë jetoj me librat e mi, me idetë, projektet e mia dhe kënaqem me to,” tha Elsie.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook