Lidhu me ne

Kryesore

FAKE NEWS – Pse po e godet Top Channel Saimir Tahirin?

Në foto: Vjollca Hoxha dhe Edi Rama
Në foto: Vjollca Hoxha dhe Edi Rama
Dy javët e fundit Top Channel ka bërë tentativa për ta ri-pozicionuar veten si një televizion kritik me qeverinë Rama. Lëvizja e Sokol Ballës nga Drejtor Informacioni dhe disa kronika të këtij televizioni mbi çështjen ‘Tahiri-Sota’, jepnin përshtypjen sikur TCH po kalon në oponencë me qeverinë Rama.
Këto lëvizje të fundit u komentuan gjerësisht në mediat e tjera, madje disa nxituan dhe ta duartrokisnin këtë qëndrim të ri të televizionit kombëtar.
Por a ka vërtetë një ri-pozicionim editorial të Top Channel në raport me qeverinë?
Përgjigja më e mirë vjen nëse kalojmë në sitë raportimet pompoze të këtij televizioni në tre ditët e fundit.
Prej tre ditësh Top Channel është investuar me shumë bujë në një skandal fluskë dhe të pakuptimtë, mbi gjasme rrezik-arratisjen e Saimir Tahirit nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Ditën e parë Top Channel raportoi një lajm të tipit ‘Saimiri u nis por avokati i tij s’dinte gjë’.  Ky lajm ishte një budallëk me brirë, sepse largimi i Saimir Tahirit nga vendi përbën lajm vetëm nëse ka një vendim gjyqësor që ia pengon atij lëvizjen. Tahiri s’ka asnjë detyrim ligjor të njoftojë avokatin kur shkon diku.
Më pas lajmi u trash me raportime të tipit “A do na kthehet nga Gjermania ky djalë?”, duke vijuar dhe me kronikën e sotme ku paraqitej Tahiri mirë e bukur duke shkuar për në shtëpi.
Video Player
00:00
00:34
Në tre ditë rresht Top Channel ka orientuar publikun me një ‘Fake News’ me një furtunë në gotë, duke u përpjekur të krijojë alarm për një problem që nuk ekzistonte.
Ka dy arsye që orientojnë se Top Channel e ka sajuar këtë situatë:
  1. Gazetarët e këtij televizioni e dinin se nuk ka asnjë vendim gjyqësor që e pengon Tahirin të kalojë kufirin. Por nuk e thoshnin në kronika këtë fakt.
  2. Informacionin për largimin e Tahirit drejt Gjermanisë, Top Channel e ka siguruar nga burime qeveritare pra nga vetë qeveria Rama. Nëse do kishte vërtetë një shqetësim se Tahiri ishte arratisur, kjo do ishte një ngjarje që mund të rrëzonte qeverinë dhe zor se ky lloj lajmi mund të vinte nga Top Channel.
Por kjo sajesë e Top Channel na ndihmon të kuptojmë pozicionin e vërtetë të këtij televizioni, jo në raport me qeverinë dhe opozitën, por në raport me klanet rivale brenda rilindjes.
Nga ky lajm ka dy të fituar: Kryeministri Rama dhe Top Channel. Pasi u prodhua një ‘Fake News’ për Tahirin tashmë Edi Rama e ka më të thjeshtë të godasë median në raportimet mbi këtë çështje.
Rama shumë mirë mund të thotë në vijim se ‘kazani shpifi sikur Saimiri u arratis nga vendi”.
Kjo situatë goditi besueshmërinë e medias në raport me hetimin penal të Tahirit dhe i dha alibi Ramës për të relativizuar raportimet mbi trafikun e drogës në vijim.
Por paralelisht me Edi Ramën, Top Channel ka vijuar dhe linjën e vetë, dashamirëse dhe të afërt me Veliajn dhe goditëse ndaj Tahirit.
Raportimet e TCH per Tahirin dhe Veliajn

Raportimet e TCH për Tahirin dhe Veliajn

Ishte një mision i tipit “një rrugë e dy punë”. Rama nuk na thotë gjë sepse i intereson bllofi i medias, Tahirin e telendisim,  Lalin e promovojmë.
Ky qëndrim i Top Channel jo vetëm që nuk e vendos këtë televizion në pozita oponente dhe kritike me qeverinë, por përkundrazi e ridimensionon rolin pranë qeverisë. Sepse tashmë Top Channel nuk e ka problem të prodhojë dhe ‘Fake News’ për hir të lojës qeveritare.
Pronarja e Top Channel është fort e lidhur me qeverinë Rama. Ajo ka arritur të sigurojë tre licenca për transmetime dixhitale ndërsa ligji  lejon vetëm një licencë për subjekt. Top Channel ka ndikuar zgjedhjen e kryetarit të AMA-s (Autoriteti i Medias Vizive). Disa të dhëna sugjerojnë se ky televizion është i lidhur me projektin e kioskave të Bashkisë së Tiranës dhe monopolin e shitjes së duhanit që mund të kenë këto kioska në të ardhmen. Ish-Drejtori i Top Channel, Enkelejd Joti  u emërua nga Rama si drejtor i QSUT-së.
Me sa duket deri më tani Top Channel ka leje për t’i bërë oponencë vetëm Saimir Tahirit, oponencat e tjera janë jashtë çdo lloj diskutimi./ Hashtag.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix10 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix10 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix10 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix10 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix10 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix10 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix16 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix16 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix16 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook