Lidhu me ne

Kryesore

Deputetët miliarderë dhe alergjia shqiptare ndaj pasurisë   

Nga Emirjon Senja.
Përveçse xhelozi, pasuria e dikujt vazhdon të shkaktojë edhe skepticizëm tek të tjerët në Shqipëri prej shumë kohësh.
Një shoqëri e kultivuar me thëniet se, “kulaku është armik” dhe “beu është gjakpirës” nuk ka se si të shpëtojë kaq shpejt dhe lehtë nga një mentalitet i tillë edhe pse për hir të së vërtetës, mënyra se si është shfrytëzuar pasuria kombëtare gjatë viteve të të ashtuquajturës demokraci krijon një shtrat të mirë për vijimin e kësaj mendësie.
Ka një alergji ndaj të pasurit në këtë vend, edhe pse në shumë raste kjo alergji nuk është e pajustifikuar.
Kjo qasje shfaqet në formën më të plotë të saj sa herë që publikohet pasuria e deputetëve, apo personazheve të njohur të bizneseve në Shqipëri.
Së fundmi, në media kanë dalë pasuritë e deputetëve më të pasur nga PD dhe PS, ku nuk mungojnë komentet agresive prej qytetarëve me pyetjen standarde: Ku i gjetën lekët këta?!
Shembulli nga e djathta është deputeti Agron Shehaj, ndërsa së fundmi ka dalë në skenë edhe deputetja e PS-së për qarkun e Fierit, Tatiana Piro.
Piro dhe Shehaj fshikullohen në publik për pasurinë e tyre, ndërkohë që nuk ka asnjë akuzë të faktuar, apo jo se ata janë bërë të pasur në mënyra të paligjshme.
Shehaj është një sipërmarrës i njohur në vend, po ashtu edhe Tatiana Piro.
Atë mund ta kritikosh për faktin se i merr shumë seriozisht debatet me Braçen, duke mos marrë parasysh se gjithçka është spektakël në atë sallë, por s’mund t’i thuash, “deputeti kriminel”, apo “deputeti trafikant”, siç është dha ka qenë mbushur salla e Kuvendit këto vitet e fundit.
Të pasurit dhe biznesmenët nuk janë e keqja e këtij vendi. Përkundrazi, ata janë punëdhënësit më të mëdhenj, sepse ashtu siç thotë edhe Kryeministri Rama: Nuk do të punojnë të gjithë në shtet.
E keqja janë ata që blejnë mandatin dhe përmes mandatit marrin peng qeverinë dhe vendin.
A ka deputetë që janë pasuruar në kurriz të pasurisë së përbashkët?
Sigurisht që ka, por në këtë listë nuk mund të fusim Shehajn, Piron dhe deputetë pasanikë të ngjashëm me ta.
Boll shkatërruam çdo vlerë në këtë vend.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix12 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix12 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix12 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix12 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix12 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar13 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport13 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix13 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix13 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook