Lidhu me ne

Kryesore

Flamuri që ka prekjen e fundit të Ismail Qemalit

Flamuri që ka prekjen e fundit të Ismail Qemalit
Sa herë që kujtohet Ismail Qemali kujtohet edhe flamuri. Të dy nuk mund të mendohen të ndarë. Flamuri që Ismail Qemali mori si kujtim nga Shqipëria pas largimit dhe me të cilin i biri Et’hem Bej Vlora mbuloi arkivolin e të atit natën e 10 shkurtit 1919, ku luftanija italiane “Alpino” solli në Skelë të Vlorës trupin e pajetë të Babait të Kombit, u ekspozua për herë të parë në Qendrën e Studimeve Albanologjike në vitin 2012.
Flamuri ndodhej në fondin etnografik që prej vitit 1957 dhe u zbulua pesë vite më parë nga restauruesi Frederik Stamati dhe historiania Ariola Prifti, të cilët pas disa kërkimeve dhe verifikimeve dolën në konkluzionin se ai ishte flamuri me të cilin ishte mbuluar arkivoli i Ismail Qemalit, në varrimin e parë në shkurt të 1919-ës dhe në rivarrimin e tij, në vitin 1932, në Sheshin e Flamurit në Vlorë.
Restauruesi Frederik Stamati tregon për Dita-n se: “Unë kam bërë përpjekje për të rënë në gjurmët e atij flamuri, por e pamundur. Sidoqoftë ishin pikërisht këto përpjekje që më bënë të mos e kisha të vështirë të identifikoja flamurin me të cilin u varros Ismail Qemali. E në këtë pikë nuk mund të rri pa përmendur kontributin shumë të madh të Ariola Priftit. Çështja e flamurit të Pavarësisë komplikohet nga “ndërhyrjet” e shumë protagonisteve të asaj ngjarjeje, ku secili thotë se flamuri që ngriti Ismail Qemali, ishte pikërisht flamuri që kishin sjellë ata në Vlorë.

Frederik Stmati

Madje edhe kanë botuar nëpër gazeta. Njërin rast kam arritur ta shmang nga ngjarja. Por ka një të vërtetë: atë ditë në Vlore ka patur shumë flamuj dhe gjithsekush ka valëvitur flamurin e tij. Madje ata që kanë qenë pranë Ismail Qemalit edhe mund t’ia kenë dhënë flamurin e tyre për ta valëvitur. Dëshmohet se delegatët shpalosën në sallë flamurin e Eqrem bej Vlorës dhe filluan të këndojnë Himnin kombëtar, ndërkohë një tjetër flamur iu shfaq popullit në shesh. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë flamur nga ajo ditë. Për kohën në vijim, po.
Por ka një histori gjetja e flamurit dhe puna për restaurimin e tij ka qenë e madhe
“Lidhur me historinë e zbulimit të flamurit me të cilin u varros Ismail Qemali, se bashku me Ariolën kemi punuar shumë. Ariola po punonte për inventarizimin e një sërë objektesh të panjohura në fondin etnografik. Gjeti edhe një kuti kartoni ku ndodheshin katër flamuj. Në atë kohë unë po punoja në Muzeun Historik. Ishin ditët përpara festave të nëntorit 2011. Më njoftuan. Shkova dhe filluam të nxirrnim me kujdes flamujt delikatë. Fillimisht u identifikua flamuri i Kongresit të Lushnjës. Pastaj nxorëm një flamur të leshtë. Menjëherë më kaluan nëpër mend dokumentet që kisha lexuar në Arkivin e Shtetit dhe flamuri m’u duk i njohur. Nga mbrapa kishte një vulë ku përmendej edhe fjala Vlorë. U ktheva në shtëpi dhe rilexova dokumentet. Po! Pas pushimeve takova Ariolën dhe i tregova dokumentet. Gëzimi ynë ishte i pakufi. Njoftuam menjëherë drejtorin e QSA. Nuk bëmë zë. Lajmi u dha në fund të janarit 2012 mbasi u konfirmua edhe nga një grup profesorësh të historisë.
Identifikimi u bë në bazë të dokumenteve të Muzeut Kombëtar që ruhen në Arkivin e Shtetit. Aty tregohet se si ka qenë ky flamur, lloji i pëlhurës, qepja e dy pëlhurave të leshta bashkërisht, dimensionet, shqiponja e stampuar dhe forma e saj, etj. Njëkohësisht tregohet se këtë flamur e dhuroi për Muzeun Kombëtar i biri i Ismail Qemait, Et’hem bej Vlora, duke treguar edhe historinë e tij. Ariola gjeti edhe një fotografi të bërë me rastin e rivarrosjes së Ismail Qemalit në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku duket arkivoli i mbuluar me flamurin, në të cilin dallohet edhe litari i prerë që shërbente për ta ngritur flamurin në shtizë, se edhe nyja ku është lidhur litari. Por duhet thënë se pa dokumentet në Arkiv, identifikimi do të ishte i pamundur”- tregon Stamati për Dita-n.
-Sa i dëmtuar ka qenë?
Flamuri nuk ishte shumë i dëmtuar. Ai është valëvitur disa muaj në ndërtesën e Doganës së Vlorës, ku u vendos qeveria, derisa Ismail Qemali e mori me vete. Natyrisht që ka pësuar diçka nga era dhe kripa e detit, por jo shumë. Sidoqoftë ishte pak pis nga pluhurat dhe nga koha.
-Po me flamurin e pavarësisë…
Është interesante se në dy variante që jepen, në të dy variantet flamuri është djegur. Derisa askush nga pjesëmarrësit në mbledhje nuk ka dhënë ndonjë shpjegim, apo të ketë lënë shënime të sakta për këtë ngjarje, nuk do të dimë kurrë të vërtetën. E. Resuli/ Dita
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook