Lidhu me ne

Aktualitet

E dhinë punën

Në nëntor të vitit 2014 ambasdorja amerikane në Kosovë, Trejsi An Xhejkobson, i dha de facto fund krizës së stërzgjatur  me një fjali shqip: “Mos e dhi punën!”.
“Është një mesazh që unë ua kam dhënë të gjithë liderëve, dhe madje mund ta them edhe në shqip: Mos e dhi punën!”, u shpreh Xhejkobson para studentëve dhe aktivistëve të lëvizjes “Fol”.
Tre vjet më vonë, Kosova gjendet përballë ShBA pothuajse njëlloj si më parë. Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt i është refuzuar viza hyrëse dhe parprakisht qeveria e tij dhe establishment politik është kërcënuar se do të ketë pasoja nëse nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale do të realizohet.
Duhet thënë se kursi i Kosovës për në familjen euroatlantike është I kushtëzuar nga njohja ndërkombëtare dhe nga patronazhi amerikan. Në këtë rugë Prishtinës zyrtare i janë shfaqur dy kushte: demarkacioni me Malin e Zi dhe Gjykata Speciale. Të dyja konsiderohen si padrejtësi, sidomos kushtëzimi i heqjes së vizave për në BE me demarkacionin me Malin e Zi, një vend që ka fituar rëndësi strategjike për NATO-n së fundmi. Po kështu Gjykata Speciale ngjan si një lëvizje që favorizon tezat e Serbisë për krime lufte nga UÇK dhe me gjasë ajo synon pastrimn e një pjesë të elitës së Kosovës.
Nga një këndvështrim strikt politik, të dyja përbëjnë problem pasi lufta është parë nga shqiptarët si një zhvillim ku sensi i drejtësisë ka qenë përherë me ta.
Duket se Kosova duhet të ndajë një pjesë të historisë me të ardhmen e saj. Dhe kjo jo pa kosto dhe çmim.
Edhe aktori kryesor që ka faktorizuar veten me kontestimin e përhershëm të kompromiseve, Lëvizja Vetëvendosje, është së fundmi e përçarë, në një kohë që të bën të dyshosh se diçka “është kurdisur” në lidershipin politik kosovar.  Një lidership që është kapur në befasi dhe nuk po di të japë zgjidhje për kërkesa që çojnë pariisht në asgjësimin e tij.
Këtu vijmë tek ai problem simpotmatik që kemi si shoqëri. Mungesa e vizionit dhe e qasjes strategjike në ndërtimin e institucioneve. Për Kosvën ka shumë vlerë mesazhi I Perëndimit pas përfundimit të luftës me inkurajimin politik të Ibrahim Rugovës. Po kështu edhe vota kosovare pro LDK-së në ato vite do të duhej të lexohej me një tjetër mençuri.
Ekipi që prodhoi UÇK-ja bëri të kundërtën e asaj që do të duhej të bënte për të kapitalizuar atë investim madhor që ishte lufta. Një qeverisje e suksesshme, një shtetformim krejt ndryshe nga ky që pamë, nga korrupsioni i jashtëzakonshëm dhe dëshpërimi social kronik. Kërkesa dhe shantazhi i sotshëm amerikan lidhet padyshim me interesa më të mëdha, por pastrami I politikës kosovare është një faturë që nukka pse lidhet me sovranitetin siç preferojnë ta ngatërrojnë shpesh. Në fund të fundit, nëse qeverisja do të kishte qenë një tjetër histori, sot do të ishte shumë e vështirë që SHBA të kërkonte diçka të tillë me këtë gjuhë. Ndaj, për aq sa informohemi nga qëndrimet zyrtare, Kosova njësoj si Shqipëria ndaj së cilës sot po kërkohen arrestime, e ka “Dhi punën vetë”. Dhe keq madje, aq sa ndonjë përfaqësues opozite deklaron protesta dhe revolucion por kërkon mosndërhyrje nga ndërkombëtarët. Është vonë dhe mesa duket në shtete false si këto tonat, nuk ka asnjë shumë paraje që të mund të të falë një çikë sovranitet në pushtet./Respublica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook