Lidhu me ne

Kryesore

Shqiptarët harxhojnë 140 milionë dollarë në vit në kërkim të “fatit”

Shqiptarët harxhojnë 140 milionë dollarë në vit në kërkim të “fatit”
Sa më i varfër të jesh, aq më shumë shpreson që të bëhesh i pasur sa më shpejt.
Në të gjithë botën njihet lidhja mes varfërisë dhe tendencës për të luajtur me loto, bixhoz, kazino etj.
Në Amerikë p.sh., në lagjet e varfra luhet bixhoz sa dyfishi i lagjeve normale.
Nuk bën përjashtim as Shqipëria, ku sa vjen e shtohet shuma që banorët shpenzojnë për lojëra fati. Në vitin 2016, shpenzimet zyrtare për kazino, loto, bingo, baste, lotari ishin 15.2 miliardë lekë, ose gati 140 milionë dollarë, sipas të dhënave që “Monitor” ka përpunuar nga deklarimet zyrtare në bilanc të të ardhurave të subjekteve të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve në kërkim të fatit janë rritur me 15%, duke zhvlerësuar “përpjekjet” e qeverisë në 2013-n për të luftuar këtë fenomen, përmes aksionit “Fundi i Marrëzisë”, apo ndryshimeve legjislative për t’i nxjerrë kazinotë jashtë qytetit, por që për shkak të lobingjeve të forta, afatet shtyhen vazhdimisht (në 2019).
Këto janë vetëm shpenzimet zyrtare, teksa nuk llogaritet informaliteti që vlerësohet i lartë në këtë sektor.
Pak muaj më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi se 375 milionë euro është shifra e të ardhurave të munguara që nuk janë mbledhur nga ana e institucioneve përgjegjëse për periudhën 2014-2016.
Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj.
Në subjektet e licencuara nga Autoriteti si kazino elektronike, rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 92 milionë dollarë. Kazinoja elektronike më e madhe në vend APEX – AL, e ndjekur nga ADRIATIK GAME, ASTRA ALBANIA Sh.a, TOP START.
Më pas janë shpenzimet për baste sportive me rreth 30 milionë dollarë, teksa në 2016-n ishte edhe Kampionati Europian.
Regency Kazino ka rritur të ardhurat me rreth 40% në 1.4 miliardë lekë.
Për lotaritë dhe bingot, shpenzimet janë më të ulëtat, në rreth 5-6 milionë dollarë.
Por, më shumë sesa individëve, që kërkojnë të bëjnë goditjen e jetës, fati u buzëqesh kompanive, që marrin 30-50% të të ardhurave si fitime dhe rezultojnë si sektori më fitimprurës në vend. APEX renditet në 10 kompanitë më të mëdha në vend për sa u përket fitimeve (1.3 miliardë lekë fitime), ndërsa ka një normë fitimi prej 51%.
VLT Albania raportoi 450 milionë lekë fitime, me një normë kthimi prej 42%. Fitimet e Regency International Casino Tirana u dyfishuan në 445 milionë lekë, me një normë fitimi prej 31%.
Astra Albania raportoi fitime prej 557 milionë lekësh, me një normë prej 27%. Normë më të ulët raportoi Adriatik Game, me 17%, teksa fitimet në vlerë absolute arritën në 353 milionë lekë, shkruan Monitor.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook