Diabeti është një gjendje në të cilën trupi i njeriut është i paaftë për të rregulluar veten, qoftë edhe duke prodhuar sasi të pamjaftueshme insuline ose të tregohet rezistent ndaj insulinës. Ka një listë të pafundme rreth efekteve anësore që kanë të bëjnë me të, të cilat nuk kufizohen vetëm me këputjen apo verbërinë, dhe numri i tyre sa vjen edhe rritet. E lidhur gjithashtu me obezitetin, diabeti prek njerëzit e të gjitha llojeve të fizikut, ku pjesa më e madhe nuk kanë mjaftueshëm ushqim për të ngrënë. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, rreth 382 milion njerëz në të gjithë botën vuajnë prej tij, dhe mendohet se kjo shifër do të rritet deri në 592 milion, deri në vitin 2035. Ndërkohë që medikamentet dhe shërbimi i kujdesshëm shëndetësor mund ta zgjasin jetën në mënyrë mbresëlënëse, në vende si, Afrika nën-Sahariane, ku burime të tilla janë të kufizuara, 75% e vdekjeve që vijnë nga diabeti shkaktohen në mesin e atyre që janë nën moshën 60-vjeçare.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu