Një lëvizje globale ka filluar për të shtuar vetëdijen rreth lindjes së 15 milion bebeve para kohe çdo vit. Disa prej arsyeve dihen, por jo aq sa duhet për të parandaluar paaftësitë apo vdekjen e këtyre bebeve thjeshtë sepse lindin para kohe. Tani ka filluar një fushatë globale për të zgjidhur misterin e lindjeve të parakohshme. Henry Raak është si çdo 3 vjeçar tjetër aktiv. Atij i pëlqen të luajë me vëllanë e tij Oliver dhe me të atin Paul. Atij i pëlqen gjithashtu që nëna e tij Sara t’i lexojë tregime. Por para 3 vjetësh ai ishte një bebe e vogël, që përpiqej të qëndronte gjallë dhe ndërsa Henry shpëtoi, vëllai i tij Bennett, gjithashtu bebe e parakohshme, nuk arriti të shpëtonte. “Është një gjë që ai nuk e harron kurrë, madje mendon për të çdo ditë”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu