Lidhu me ne

Radar

Bimët mjekësore, frutat e perimet që shërojnë të gjitha sëmundjet

Bimët mjekësore, frutat e perimet  që shërojnë të gjitha sëmundjet
doktoreSot në botë njihen dhe kultivohen afro 120 lloje frutash dhe perimesh. Në jetën e njeriut ato luajnë rol shumë të rëndësishëm jo vetëm si ushqim,por edhe si ilaç shumë efikas ndaj shumë sëmundjeve, kjo pasi ato përmbajnë mbi gjysmën e elementeve të njohura kimike. Për këtë edhe për faktin se të gjitha frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina e kripëra minerale dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimeve, mjekët e të gjitha kohërave janë të të njëjtit mendim kur flasin se ato janë burimi kryesor i vitaminave, acideve organike, kripërave minerale e lëndëve që u japin atyre shije të këndshme. Kripërat minerale që ato përmbajnë, sikurse janë kripërat e kalciumit, fosforit dhe hekurit, janë të domosdoshme për veprimtarinë jetësore, ndërsa lëndët që i japin shijen, ngjyrën dhe aromën, nxisin oreksin dhe ndihmojnë në përvetësimin e proteinave të mishit e peshkut. Gazeta “Tirana Observer” përmbledh në suplementin e së shtunës të gjitha të mirat dhe efektet kuruese të frutave dhe perimeve të cilat i përdorim çdo ditë në tryezën tonë. Duke filluar që nga qepa e cila rregullon tretjen, i jep fuqi organizmit të dobësuar dhe të rraskapitur, forcon mishin e dhëmbëve, etj. Hudhra e cila përmban kripëra të kalciumit sulfurit dhe hekurit. Efikase kundër baktereve dhe viruseve,sidomos ndaj tifos së zorrëve, difterisë, kolerës etj. Lëngu i hudhrës është mjet shumë i shkëlqyer dizenfektues për plagët dhe djegiet e lëkurës si dhe shpejton rritjen e qimeve të flokëve. Duke vazhduar më tej me pataten e cila për nga përbërja i ngjan bukës, ndonëse sipas të dhënave përmban më shumë vitaminave dhe kripërave minerale dhe është e njëjtë me perimet. Patatja përmban sasi të mëdha të kaliumit si element vital për organizmin e njeriut. Në këtë suplement do të lexoni edhe të gjitha vlerat kurative të frutave të tilla si rrushi, qershia, mushmolla, banania, shega e shumë të tjera si këto.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook