Lidhu me ne

Radar

Alergjia ndaj ushqimeve, cilat simptoma nuk duhen nënvlerësuar

Cilat janë ushqimet që na krijojnë probleme, si t’i shmangim
etichete
Janë të shumta ushqimet që mund të shkaktojnë alergji si: kikirikët, qumështi, vezët, gruri, soja, apo ato me përbërje vajore si arrat dhe bajamet. Mënyra më e mirë për të evituar një alergji të shkaktuar nga ushqimet është që ato të njihen dhe të mos përdoren. Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët. Këshillë e vlefshme është që gjithnjë të lexohen përbërësit e ushqimeve. Kujdesi që u duhet kushtuar ushqimeve dhe alergjenëve të ndryshëm duhet të jetë i madh sepse mund të shkaktojë dhe vdekje. Kjo është një ndër rastet e një reagimi të fortë të shkaktuar nga alergjia, por mund të ndodhë. Mënyra më e mirë mbrojtëse është këshillimi me mjekun alergolog.
Alergjenët
Rreth 7 milionë amerikanë vuajnë nga alergjia e ushqimeve dhe 8 përqind e artikujve ushqimorë, përfshi kikirikët, arrat, peshkut, vezët e bulmeti, janë përgjegjës për rreth 90 përqind të rasteve të alergjive  ushqimore. Ndërkohë vdekja e kohëve të fundit e një vajze kanadeze, si pasojë e alergjisë pasi kishte puthur te dashurin i cili sapo kishte ngrënë gjalpë kikiriku, ka ngritur përsëri shqetësime dhe shumë pyetje rreth alergjisë ndaj ushqimeve. Gazetat kanadeze e quajtën atë puthje fatale. Pak çaste pasi Kristina Deforges puthi të dashurin e saj, që kishte ngrënë gjalpë kikiriku, ajo u rrëzua pa ndjenja dhe menjëherë u dërgua në spital ku vdiq katër ditë më vonë. Statistikat tregojnë se rastet e alergjisë apo reaksioneve ndaj ushqimeve po vijnë duke u shtuar. Alergjia ndaj ushqimeve ndodh kur sistemi imunitar reagon ndaj një proteine të veçantë ushqimore.
Ushqimet dhe alergjia
Shumë vetë mendojnë se alergjia ndaj ushqimit dhe mospranimi i ushqimit nga organizmi janë e njëjta gjë. Por kjo nuk është e vërtetë. Mospranimi i një lloj ushqimi nga organizmi është çrregullim metabolik që nuk ka lidhje me sistemin imunitar. Për shembull kur disa njerëz pinë qumësht, bëhen me dhimbje barku dhe ndjejnë fryrje. Kjo ndodh sepse organizmi nuk e pranon një ushqim të tillë, stomaku nuk është në gjendje ta përpunojë atë, pra problemi lidhet me metabolizmin. Ndërsa alergjia është diçka tjetër: në përpjekje për të mbrojtur organizmin, sistemi imunitar krijon imunoglobulinë, lloj antitrupash, të cilët reagojnë ndaj ushqimit dhe kimikateve të tjera që bëhen shkak për simptoma të alergjisë që mund të prekin sistemin e frymëmarrjes, sistemin e tretjes, lëkurën dhe sistemin kardio-vaskular.
Alergjia nga kikirikët
Disa thonë se arsyeja që shumë amerikanë preken nga alergjia e kikirikëve është se ata i pjekin kikirikët para se t’i hanë, ndryshe nga banorët në Azi ku kikirikët hahen të ziera ose të skuqura. Doktor Sampson pranë shkollës mjekësore Mount Sinai thotë se pjekja e kikirikëve sjell ndryshime në strukturën e proteinave dhe kjo ka të ngjarë se shkakton alergji. Një tjetër arsye e mundshme është se fëmijët amerikanë sot janë ndoshta shumë të pastër. Shkencëtarët thonë se fëmijët e kanë të nevojshme të ekspozohen ndaj baktereve që në moshë të re për të mbajtur aktiv sistemin imunitar të trupit, përndryshe sistemi imunitar mund të kundër veprojë ose mund të reagojë më tepër sesa duhet ndaj ushqimeve të ndryshme. E vetmja mënyrë për të shmangur alergjinë ndaj kikirikëve ose çdo lloj ushqimi që bën reaksion është shmangja e tyre. Shumë artikuj ushqimorë tani pajisen me etiketa që tregojnë përbërjen ushqimore. Nëse etiketat përmbajnë terma të paqarta ose të pakuptueshme, njerëzit alergjikë duhet të këshillohen  me mjekun specialist para se të përdorin ushqime të tilla, dhe nëse ndonjë artikull nuk është i  pajisur me etiketë mbi përbërjen ushqimore, personat alergjikë duhet ta shmangin atë lloj ushqimi.
Simptomat alarmuese të alergjisë që nuk duhen nënvlerësuar:
Simptomat e alergjisë ushqimore janë shpesh të rënda dhe ndonjëherë jetë–kërcënuese. Një reaksion alergjik i rëndë, i menjëhershëm, jetë-kërcënues është quajtur anafilaksi. Anafilaksi është një emergjencë mjekësore që ka nevojë për trajtim të menjëhershëm. Simptomat e anafilaksit përfshijnë:
-Ënjtje të buzëve dhe gjuhës;
-Vështirësi në frymëmarrje;
-Përhapje të skuqjeve;
-Të vjella;
-Marrje fryme me zor;
-Një rënie të menjëhershme të presionit të gjakut; dhe
-Rrëzim.
– Teshtimat e shpeshta
– Sy të skuqur
– Hundë të rrjedhshme
– Shpesh ndodh edhe që hundët të bllokohen
– Njolla në lëkurë
– Vështirësi në frymëmarrje
– Në disa raste shoqërohet me kollë të lehtë
– Mund të sjellë ftohje të menjëhershme
– Diarre
– Probleme me tensionin e gjakut
Alergjitë ushqimore të zakonshme
Ushqimet më të zakonshme që janë të lidhura me alergjitë ushqimore janë:
-Qumështi;
-Vezët;
-Arrat, veçanërisht kikirikët;
-Drithërat, të tilla si gruri, tërshëra dhe thekra;
-Soja;
-Peshku dhe butakët;
-Susami;
-Domatet, manaferrat dhe frutat e tjera.
Zbuloni nëse jeni alergjik ndaj ushqimit
Shkoni tek mjeku për diagnostikimin e alergjisë ndaj ushqimit. Do t’ju kërkohet përshkrimi i simptomave dhe mjeku mund t’ju sugjerojë teste të gjakut për të parë nëse keni alergji ndaj ushqimit. Mund t’i referoheni një specialisti alergjie për këtë dhe për teste të tjera të mundshme. Është e rëndësishme për të ditur saktësisht, se cili është ushqimi që shkakton alergjinë, në mënyrë që ta shmangni atë në të ardhmen.
Trajtimi i alergjisë nga ushqimi
Trajtimi për alergjinë nga ushqimi është shmangia plotësisht e ushqimit që shkakton alergjinë. Njerëzit që kanë një alergji të rëndë, duhet të tregohen të kujdesshëm për të shmangur dhe madje edhe prekur ushqimin ose ngrënë “gjurmë” të saj, që janë të pranishme në ushqimet e përpunuara. Dietologu mund t’ju tregojë sesi të njihni përbërësit përkatës në etiketat ushqimore. Nëse mendoni se jeni nën rrezikun e një reaksioni alergjik të rëndë ndaj ushqimit, mjeku ose specialisti mund t’ju këshillojë që të vini një byzylyk identifikues si një Alarm Mjekësor dhe për të shmangur mundësisht ilaçe të caktuara. Ai duhet gjithashtu që t’ju japë një “Plan Veprimi të Anafilaksit”, duke iu treguar se çfarë duhet të bëni në rastin e një reaksioni alergjik të rëndë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook