Lidhu me ne

Radar

Tensioni i syrit, shenjat dhe mjekimi

Tensioni i syrit, shenjat dhe mjekimi
Dr. Entela Labaj
Glaukoma (ose tension i syrit), është një sëmundje e syrit, që dëmton nervin optik, ngushtim të pamjes periferike, dëmtim të pamjes qendrore dhe në shumicën e rasteve, me rritjen e presionit të brendshëm të syrit.
how-to-get-rid-of-a-stye-fast
Presioni brenda në sy, mund të ndryshojë nga ora në orë dhe ndikohet nga disa faktorë si p.sh: rrahjet e zemrës, pozicioni i trupit, nga sasia e lëngjeve që pi. Këto ndryshime natyrore, në të vërtetë nuk e dëmtojnë syrin. Tensioni i lartë i syrit në vetvete, nuk është prova se keni glaukomë, pasi tensioni normal i syrit ndryshon në varësi të personit. Megjithatë, tensioni i lartë në sy, është një nga shenjat e glaukomës.
Glaukoma është një grup sëmundjesh që mund të dëmtojnë nervin optik të syrit dhe të çojnë në humbjen e shikimit e në verbëri. Glaukoma ndodh kur trysnia normale fluide brenda syve rritet ngadalë.
Faktorët që rrisin rrezikun e glaukomës
1. Mosha (mbi 35 vjeç), çdokush mbi 60 vjeç.
2. Faktorët gjenetikë (histori familjare).
3. Diabeti.
4. Anemia.
5. Tensioni i lartë ose i ulët i gjakut.
6. Miopi e lartë.
7. Hipermetropi e lartë.
8. Migrenë.
9. Përdorimi i kortikosteroidëve për periudha të gjata.
10. Dëmtime fizike në sy.
Një ekzaminim i hollësishëm dhe i gjerë, mund të zbulojë më shumë faktorë rreziku, si presioni i syrit, hollësia e kornesë dhe anatomia anormale e nervit optik. Tek disa njerëz me kombinime të caktuara të këtyre faktorëve të rrezikut, barnat në formë të pikave të syrit, mund ta ulin rrezikun e paraqitjes së glaukomës deri në 50 %.
A mund të parandalohet glaukoma?
Glaukomat, nuk mund të parandalohen për momentin. Megjithatë, nëqoftëse ajo zbulohet herët, para se të ketë humbje vizioni të rëndësishme, ajo mund të kontrollohet. Qëllimi është për të mbajtur sa më shumë të jetë e mundur prej 100.000 qelizave nyjë nervore të retinës, në secilin sy të gjallë dhe të shëndetshëm, këto janë qelizat nervore dhe nuk mund të plotësojnë veten. Prandaj, vigjilenca është çelësi për parandalimin e verbërisë. Kontrolli i tensionit të syrit tek mjeku okulist, sidomos pas moshës 40 vjeç, është mëse i domosdoshëm. Bëhet një matje e fushës vizive me një metodë pa dhimbje, që quhet perimetra. Nëse fusha vizive është e zezë, ose ka origjinë familjare, rreziku është shumë i lartë për t’u shfaqur glaukoma.
Sa tipe glaukomash ekzistojnë?
a. Glaukoma me kënd të ngushtë.
b. Glaukoma me kënd të gjerë.
Glaukoma me kënd të ngushtë
Në këtë rast, lëngu që prodhon syri nuk arrin të dalë jashtë dhe kështu që tensioni brenda syrit rritet. Kjo lloj glaukome mund të shfaqet me dhimbje të lehta , deri në dhimbje shumë të forta të syrit dhe të kokës, dëmtim shumë të shpejtë të nervit optik.
Glaukoma me kënd të gjerë.
Kjo ndryshe quhet dhe “hajduti i të parit”, sepse humbja e shikimit ndodh shumë ngadalë duke filluar nga periferia e fushës pamore. Pacienti nuk ndjen dhimbje apo shqetësime të tjera, gjë që bën që pacienti ta kuptojë dëmtimin e të parit vetëm në faza shumë të avancuara të sëmundjes.
Si mund të realizohet diagnostikimi sa më i hershëm i glaukomës?
1. Çdo individ, duhet të kryejë të paktën një herë në vit vizitë okulisti.
2. Çdo person, që ka një të afërm që vuan nga glaukoma, rekomandohet kontrolli specifik për glaukomën, çdo dy vjet për personat me moshë 40-50 vjeç dhe çdo vit për personat me moshë mbi 50 vjeç.
3. Çdo individ, duhet të paraqitet tek mjeku okulist për çdo shqetësim të syrit, si ulje e kufizim i të parit, skuqje apo dhimbje të syve, dhimbje të kokës etj.
Shenjat klinike të glaukomës:
a. Glaukoma me kënd të hapur, nuk përcillet me dhimbje. Shenjat e vetme janë:
-Humbje graduale progresive e fushës vizive;
-Ndryshimet në nerving optik.
b. Glaukoma me kënd të mbyllur.
-Dhimbje e papritur e syrit;
-Syri i skuqur;
-Shikim i hijeve përreth dritës;
-Presioni intraokular i rritur;
-Mundim vjellje;
-Dobësim i papritur i shikimit;
-Pupila e fiksuar dhe e dilatuar.
Mjekimi:
Presioni intraokular, mund të ulet me barna në formë të pikave në sy. Në mjekimin e glaukomës, gjen zbatim edhe kirurgjia konvencionale dhe ajo laserike.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook