Brenda tmerit të transheve të Luftës së Parë Botërore… me ngjyra
Shkatërrimi i Luftës së Parë Botërore është zbuluar në këto fotografi të mrekullueshme, të cilat tregojnë një ushtar me helmetë, kuaj dhe burra që transportojnë armë të rënda përmes baltës së madhe.
Në një tjetër foto tregohen trupat që u përpiqeshi të transportonin shokët e tyre të plagosur, apo ata që shkonin në misionet vdekjeprurëse të zbulimit.
Disa foto tregojnë të shtënat altilerisë, apo ushtarë të ulur në një hendek në betejën e ‘Somme’-s, apo duke kontrolluar të plagosurit dhe të vdekurit midis pemëve të thyera dhe terrenit të mbuluar nga rrënojat.
Beteja e ‘Somme’-s, e njohur edhe si ‘Offensive Somme’, ishte një nga betejat më të mëdha të Luftës së Parë Botërore.
Lufta mes 1 korrikut dhe 1 nëntorit 1916, pranë lumit ‘Somme’ në Francë, ishte një nga betejat më të përgjakshme ushtarake në histori.
Vetëm ditën e parë, britanikët pësuan më shumë se 57 mijë viktima dhe deri në fund të fushatës Aleatët dhe Fuqitë Qendrore, do të humbnin më shumë se 1.5 milionë njerëz.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu