Kryesore
Lista/ 29 dokumentet që nuk ju kërkohen më në sportelet shtetërore
Nuk do të jetë më e nevojshme që të sorollateni nëpër sportelet e institucioneve shtetërore për siguruar dokumentet që ju duhen për kryerjen e procedurave të ndryshme. Tashmë këto dokumente do të sigurohen online nga vetë sporteli i institucionit shtetëror në të cilin do të drejtoheni për kryerjen e procedurave përkatëse. Në vijim të shkrimit po ju njohim me listën e 29 dokumenteve që nuk kërkohen më nga sportelet shtetërore, si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.
Për qytetarët:
-
Certifikatë familjare.
-
Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin.
-
Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit.
-
Vërtetim për lejen e drejtimit.
-
Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit.
-
Karta e shëndetit.
-
Vërtetim pensioni.
-
Ekstrakt i thjeshtë/historik (Qytetar).
-
Certifikatë nga akti i vdekjes.
-
Certifikatë nga akti i martesës.
-
Certifikatë nga akti i lindjes.
-
Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme.
-
Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet.
-
Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme.
-
Lëshim kopje kartele të pasurisë.
-
Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale.
-
Lëshim vërtetim pronësie.
-
Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv).
-
Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme.
-
Kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme.
Për bizneset :
-
Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit.
-
Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti.
-
Vërtetim për përgjegjësitë tatimore.
-
Vërtetim për regjistrim të investitorit.
-
Vërtetim për pagim detyrimesh.
-
Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën).
-
Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit.
-
Ekstrakt i thjeshtë/historik (Biznes).
-
Certifikatë Regjistrimi.

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu