Lidhu me ne

Kryesore

Asnjë depozitim mbi 50 mijë euro pa vërtetuar burimin

Bankat vendosin kufi: Asnjë depozitim mbi 50 mijë euro pa vërtetuar buriminGjatë janarit dhe shkurtit bankat e nivelit të dytë kanë afishuar në vende të dukshme një tabelë ku sanksionohet një kufi i ri për sasinë e parave që mund të depozitohen pa një dokument që vërteton burimin. Ky kufi është 50 mijë euro ose vlera e barabartë në çdo monedhë tjetër. Konkretisht në tabelat e afishuara bëhet e qartë se ky rregull ka nisur që nga data 17 janar dhe vjen si efekt i kuadrit rregullator.
Në zbatim të kuadrit rregullator vendas dhe europian në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke filluar nga data 17 janar 2018 për derdhjen e parave në shuma të mëdha mbi 50 mijë euro ose ekuivalenti në monedha të tjera, sportelet e bankës sonë kërkojnë dokument mbështetës për të justifikuar burimin e të ardhurave. Nëse nuk plotësoni këtë kërkesë banka ka të drejtë të mos i pranojë paratë” thuhet në njoftimin e afishuar nga banka.
Më parë, individi që depozitonte paratë bënte një deklarim dhe e mbante vetë përgjegjësinë e burimit nga i kishte siguruar të ardhurat, ndërsa tashmë përgjegjësia duket se i ka kaluar bankës.
Në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave sanksionohen disa raste se kur bankat apo institucionet e tjera duhet të kenë vigjilencë më të lartë mbi transaksionet që kryhen. Ky kufi për rastin e transaksioneve është në vlerën 1 milionë lekë. Për rastin e shitjes së pasurive të paluajtshme është Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ajo e cila ka detyrimin që të raportojë çdo ndryshim pronësie me një vlerë 6 milionë lekë ose vlerë e barabartë me këtë në një monedhë tjetër.
Vigjilenca që kanë bankat ndaj transaksioneve dhe klientëve është e ndarë në dy kategori. Së pari ajo që njihet si vigjilenca e duhur që sanksionon tërësinë e masave që duhet të aplikojnë subjektet, me qëllim identifikimin dhe verifikimin e plotë dhe të saktë të klientëve, pronarit përfitues përfundimtar, strukturës së pronësisë dhe të kontrollit për personat juridikë dhe organizimet ligjore, natyrën dhe qëllimin e transaksionit apo marrëdhënies, si dhe monitorimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të biznesit dhe të shqyrtimit të vazhdueshëm të transaksioneve, për të siguruar që janë në përputhje me natyrën e biznesit të klientit dhe profilet e rrezikut, duke përfshirë, kur është e nevojshme, burimin e fondeve.
Së dyti vigjilenca e zgjeruar ndaj klientit që është një proces më i thellë kontrolli. Masa e fundit që kanë afishuar bankat lidhen me paranë “cash” që mund të disponohet nga individët apo bizneset dhe për të cilën kërkohet depozitim në bankë. Në këto raste individi apo biznesi duhet ta kenë të shoqëruar me dokument burimin e të ardhurave nëse vlera është mbi 50 mijë euro./Monitor
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook