Lidhu me ne

Radar

10 universitetet ku shkojnë miliarderët

1. University of Pennsylvania, SHBA
University of Pennsylvania, SHBA
Miliarderë të diplomuar: 25
Universiteti me më shumë miliarderë të diplomuar është “University of Pennsylvania”. Ky universitet renditet para atij të Havardit dhe Yale-it.
2. Harvard University, SHBA
Harvard University, SHBA
Miliarderë të diplomuar: 22
Sipas Wealth-X, numri i miliarderëve në botë parashikohet të kalojë numrin e 3,800 në 2020. Dhe nuk është befasi që shumica e miliarderëve vijnë nga fusha e financës, investimeve dhe nga industria bankare. Për momentin janë katër miliarderë me një pasur mbi 50 miliardë dollarë.
3. Yale University, SHBA
Yale University, SHBA
Miliarderë të diplomuar: 20
Nga meshkujt miliarderë, 60 përqind e tyre janë bërë vetë të tillë, 26.9 përqind janë një miks mes trashëgimisë dhe bërjes vetë të pasurisë, ndërsa 13.1 përqind janë të pasur thjesht nga trashëgimia.
4. University of Southern California, SHBA
University of Southern California, SHBA
Miliarderë të diplomuar: 16
Censusi u mor edhe me gjininë e miliarderëve. E duke iu referuar studimit, nga 2,325 miliarderët në botë, 286 janë femra. Nga këto gra, 65 përqind e kanë trashëguar pasurinë, 17.5 përqind janë një miks me trashëgimisë dhe bërjes vetë të pasurisë dhe 17.1 përqind janë bërë vetë miliardere. Nga miliarderet e bëra e vetë, 40.8 janë nga Shtetet e Bashkuara.
=5. Princeton University, SHBA
Princeton University, SHBA
Miliarderë të diplomuar: 14
Duke iu referuar censusit, 8 nga 20 qytetet me më shumë miliarderë janë tani në Azi, kështu që ju mund të prisni më shumë universitete aziatike në këtë listë. Por, duke iu referuar studimit, më shumë se ccereku i studentëve që diplomohen në universitete amerikane kanë lindur jashtë SHBA-ve. Diplomohen në universitet amerikane sepse kanë një reputacion më të madh.
5. Cornell University, SHBA
Cornell University, SHBA
Miliarderë të diplomuar: 14
E ndërkohë që SHBA-ja ka 571 miliarderë, Kina vjen e dyta në listë me 190. Britania e Madhe renditet e treta me 130 miliarderë, dhe më pas Gjermania dhe Rusia mbyllin e listën e “top 5” me 123 dhe 114 miliarderë respektivisht. E nëse marrim qytetet, Nju Jorku ka numrin më të lartë miliarderëve, 103, pothuajse sa ka gjithë Rusia.
=5. Stanford University, SHBA
Stanford University, SHBA
Miliarderë të diplomuar: 14
Në vitin 2013 në botë u shtuan edhe 155 miliarderë të rinj, e ndërsa Europa ka më shumë miliarderë si rajon (me të gjitha shtetet e saj), Shtetet e Bashkuara janë vendi vendi që ka numrin të madh të miliarderëve (571) dhe gjithashtu ka këtë listë e “top 20 më popullorë”, 16 në total. Një ndër të cilët është edhe Stanford University.
=8. University of California, Berkeley, SHBA
University of California, Berkeley, SHBA
Miliarderë të diplomuar: 12
Duke iu referuar censusit, 35 përqind e miliarderëve botërore nuk kanë një diplomë bachelor, madje një pjesë edhe e kanë lënë shkollën e lartë. Megjithatë, nga 65 përqind që kanë shkuar në universitet, 21 përqind prej tyre kanë një MBA, 26 përqind kanë një master dhe vetëm një 11 përqind fituan një Ph.D. duke qëndruar tek lista, “University of California Berkeley” në SHBA ka 12 miliarderë të diplomuar.
=8. Universiteti i Mumbait, Indi
Universiteti i Mumbait, Indi
Miliarderë të diplomuar: 12
E ndërsa lista prej e “top 10” i universiteteve më popullore janë pothuajse të gjithë nga SHBA, universiteti i Mumbait së bashku me LSE-në janë te vetmit që hyjnë në renditjen e nderit. Për të parë universitetet e tjera që nuk janë amerikane duhet zbresim në vendin e 11-të ku është “Lomonosov Moscow State University” në Rusi dhe “Eth Zurich” në Zvicër që renditet në vendin e 20 me 6 miliarderë të diplomuar.
10. London School of Economics and Political Science (LSE), Britani e Madhe
London School of Economics and Political Science (LSE),
Miliarderë të diplomuar: 11
Pavarësisht faktit që të kesh një diplomë universitare nuk është një e dhënë kryesore për të pasur statusin e miliarderit, 65 përqind e miliarderëve në botë e kanë një diplomë universitare, dhe shumica kanë vazhduar studime të mëtejshme. Në Britaninë e Madhe, LSE është universiteti më i famshëm për miliarderët dhe gjithashtu është në fakt edhe i vetmi universitet britanik në “top 10”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook