Kryesore
LSI lyp pazar me Veliajn
LSI në emër të Monika Kryemadhit i ofroi publikisht pazar Erion Veliajt për zgjedhjet e ardhshme lokale. Teksa në media qarkullojnë hamëndesimet për një çarje me PD-në, të shoqëruara këto me largime të këshilltarëve të LSI-së, nga selia e partisë së Ilir Metës operohet me një formulë që zoti Veliaj e njeh mirë, dhe që mesa duket tashmë nuk i mbahet më e fshehur as publikut. Mbështetje në zgjedhje lokale në emër të interesave që do të kënaqin të dyja palët.
“Gjithsesi, unë do doja që z. Veliaj të rikandidonte për zgjedhjet lokale. Unë do të shikoj se çfarë do të bëjë z.Veliaj dhe z.Veliaj është përballë një dileme shumë të madhe, duke filluar e para me teatrin kombëtar dhe e dyta me kullat që po ndërtohen në Tiranë. Nëse e mbani mend, dikur Ilir Meta thoshte: një pallat, një votë, sot po ndodh, një votë-një kullë.”– tha Monika Kryemadhi.

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu