Lidhu me ne

Aktualitet

Çfarë tregon dënimi i 23 fakirave kuksianë?

Mjaftuan katër ditë që nga e shtuna, kur disa qindra banorë të Kuksit u ngritën në protestë kundër taksës së Rrugës së Kombit e deri të mërkurën kur 11 prej tyre gjykata i la në burg, për të kuptuas se jetojmë në nje regjim erdoganian, ku pushtetet janë vasalë të vullnetit të njishit.
Le t’u kthehemi edhe njëherë fakteve.
Menjëherë pas protestave, kryeministri Rama doli live dhe në një fjalim kaotik, që u karakterizua më shumë nga konvulsione asmatike, dhe i shpalli protestuesit vandalë duke u bërë njësh me oligarkët me të cilët ndan paratë.
Menjëherë pas tij, gazetarë mercenarë vrapuan të vërtetonin se ata që ishin burgosur ishin vërtet vandalë dhe se e vetmja gjë e shenjtë në këtë vend ishte prona e privatit.
Po atë natë me një operacion policor të tipit fashist, policia i rrëmbeu njerëzit (shumë prej tyre rezultuan sot se nuk duhet të ishin as në burg), në kundërshtim me çdo ligj, në orët e para të mëngjesit.
Pastaj kryeprokurorja , që është vënë në atë post pa shumicë të cilësuar dhe pa vetting, si shërbëtore e atyre që e zgjodhën gënjeu publikisht duke marë krahun e qeverisë
Po të shohësh, pas saj, një gjyqtare, Alma Ahmeti (foto lart) e sjellë nga zyra e saj në Kukës drejt e në Tiranë, që nuk guxonte të ngrinte njëherë kryet për të lexuar vendimin që i kishin shkruar, noterizoi të njëjtat kërkesa që kishte bërë prokuroria.
Dhe po t’i shtosh kësaj edhe një polici, që pasi i arrestoi në mënyrë të kundërligjshme njerëzit, donte të mbyllte dyer e një procesi që prezumohet të jetë i hapur dhe transparent, situata bëhet e plotë.
Foli kryeministri dhe menjëherë u vunë në rresht, policia, gazetarët, prokurorët dhe gjykatësit e pas reformës në drejtësi.
Çfarë po ndodh më shumë në Turqinë e pas grushtit të shtetit, ku fjala e sulltanit Erdogan është kthyer në ligj???
Ja pse katër ditët e kuksianëve janë një provë e pakundërshtueshme se jetojmë në një regjim të udhëhequr nga një autokrat.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore1 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore3 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore6 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore8 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike8 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar8 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore8 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar8 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar8 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Facebook