Lidhu me ne

Kryesore

Jeta modeste e njeriut të fuqishëm: Kush është Fethullah Gulen

Emri i tij është lakuar kaq shumë këto ditë në median shqiptare.
Po kush është Fethullah Gulen, kleriku që ka trazuar jo vetëm Turqinë?
Fetullah Gülen
Predikuesi jeton që prej vitit 1999 në SHBA për shkak se ka shumë armiq në Turqi.
Organizata e tij, e quajtur Hizmet, operon një rrjet global shkollash, firmash dhe kompanish mediatike.
Kjo organizatë cilësohet nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan si organizatorja e grushtit të shtetit ndaj tij.
Gulen jeton në një kompleks të mbikëqyrur rreptë në qytetin e vogël Sejlorsburg, rreth 100 milje larg Nju Jorkut.

Fetullah Gülen

“Armiku më i madh i Ankarasë” i ka mohuar vazhdimisht akuzat që i bëhen.
75-vjeçarin e vizitojnë pak njerëz. Ata i nënshtrohen një kontrolli të rreptë përpara se të futen brenda në shtëpi.
FBI e pati këshilluar që të ruhet me roje të armatosura.
Në parking gjendet gjithmonë gati një Porsche fuoristradë.

Fetullah Gülen

Miqtë duhet të heqin këpucët përpara se të futen në shtëpi. Gratë duhet të mbulojnë shpatullat.
Dhoma e pritjes është e mbushur me ar, ornamente, tapete elegantë dhe porcelan fin.
Gulen, që vuan nga diabeti dhe ka pasur probleme me zemrën, jeton vetë në një dhomë të vogël.
Ai ka qenë aleat dikur me Erdogan dhe të dy ndihmuan në rritjen e partisë AKP.
Tani të dy e urrejnë njëri-tjetrin.
Kur Gulen shkoi në mërgim, u bëri thirrje mbështetësve që të marrin pushtetin duke u infiltruar në institucionet e shtetit.
Pushteti i Gulen nisi të rritej në vitet ’70, kur ishte imam në një xhami në Edirne.

Fetullah Gülen

Kleriku karizmatik filloi të kishte një popullaritet të madh me predikimet e tij.
Gjatë kësaj kohe nisi të ndërtonte shkolla dhe konvikte, të cilat i quante “shtëpitë e dritës”.
Të diplomuarit e këtyre institucioneve u bënë ndjekës të tij dhe tani kanë nën kontroll banka, televizione e gazeta.
Opinionet për Gulen janë të ndryshme. Disa e shohin lëvizjen e tij si një sekt. Të tjerë thonë se ai është predikuesi më i rëndësishëm i Islamit modern.

Fetullah Gülen

Pavarësisht se organizata e tij ka miliona në pasuri, vetë Gulen thotë se nuk ka asgjë.
Ai fle në një dyshek mbi dysheme. Pranë tij janë disa libra dhe shishe të vogla me vajra.
Veranda e madhe e shtëpisë së tij është e mbushur me panele të zeza, për të mos lejuar shikimin nga larg.
Në dhomën e tij mund të futesh vetëm me një kartë me çip special.
Një ashensor e zbret Gulen direkt në garazh, prej nga ai shkon në spital për kontrolle të rregullta.
Në raste të tjera, ai nuk e lë kurrë shtëpinë./Mapo.al
Fetullah Gülen
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook