Lidhu me ne

Kryesore

“Gjithë Parisi ishte i magjepsur pas Edi Ramës” (Video)

Një artiste shqiptare e ardhur nga Franca po habit opinion publik shqiptar me deklaratat superlative për kreun e qeverisë, Edi Rama. Shkrimtarja Ornela Vorspi, e cila erdhi përballë publikut shqiptar tek “Letërsia dhe Qyteti”, shkon aq larg sa thotë se i gjithë Parisi ishte i magjepsur pas Ramës.
“Edhe kur jetonte në Paris, i gjithë Parisi ishte i magjepsur nga mënyra se si fliste. Ka një karizëm në të folur, ka një magjepsje që e pësonin shumë veta”, tha ajo në Top Show.

Më herët, përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma, Vorpsi ka treguar lidhjen me kryeministrin Edi Rama ajo është shprehur se e ka adhuruar atë herët që kur ai ishte thjesht një profesor në Akademinë e Arteve.
“Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër. Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, u shpreh Vorpsi, duke shtuar se “me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike”.

https://www.facebook.com/PodiumiFanPage/videos/1681243671996602/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook