Lidhu me ne

Sport

Golat e Messi-t shkaktojnë tërmet në Spanjë

E çuditshme, por e vërtetë: Golat e Messi-t shkaktojnë tërmet në SpanjëGjatë një konference të gjeoshkencës në Vjenë, Austri, një grup studiuesish vunë në dukje se futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, e bën tokën të dridhet kur shënon gol. Sa herë që tifozët e Barcelonës festojnë një gol të argjentinasit në stadiumin e tyre, kërcimet e tyre shkaktojnë tërmete të vogla.
“Kemi vendosur një sizmometër brenda një ndërtese në Barcelonë”, shpjegoi Jordi Diaz, shkencëtar në Institutin e Shkencave të Tokës “Jaume Almera”, raporton The Mirror
“Kjo na lejoi të identifikonim vibracionet e prodhuara nga aktivitete të ndryshme, përfshirë ato që vinin për shkak të trafikut apo metrove”, shtoi ai.
Befasi qe për ta kur zbuluan një nga motivet që gjeneronte ndryshimet më të mëdha të frekuencës në pajisje. Për shembull, kur gjatë një ndeshje kundër Chelsea-it, muajin e kaluar, Messi shënoi dy herë në portë, duke korrur një fitore përfundimtare 3 me 0.
Gjatë atij takimi, sizmometri regjistroi pikën më të lartë vetëm pas golit të tij të parë dhe një më të lehtë pas golit të dytë.
Gjithsesi, eksperti shtoi se kjo nuk ndodh vetëm me futbollin. “Ndonjëherë kemi regjistrime sizmike gjatë koncerteve rock, veçanërisht ato të Bruce Springsteen apo  U2”, shpjegoi ai. Gjatë koncerteve studiuesit vëzhgojnë atë që ata e quajnë “strukturë harmonike “, çka do të thotë se “energjia regjistrohet në amplituda të sakta. Kjo për shkak se njerëzit nuk hidhen, por kërcejnë”.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook