Lidhu me ne

Kryesore

Ish-futbollisti i famshëm turk i Interit: Mund të isha bërë ministër, por tani laj pjatat

Është një kafene në Palo Alto, në Kaliforni ku një burrë i gjatë, pak më shumë se të 40-at, përshëndet ata që hyjnë, tregon menynë, mbledh pjatat dhe gotat e boshatisura në tavolina dhe ndodh që edhe i lan ato. Janë të paktë ata në Palo Alto që e kanë idenë se për kë bëhet fjalë. Dhe ndoshta edhe italianët që futbollin e përdorin për të shoqëruar paninen e mëngjesit, e kanë të vështirë të njohin një nga talentet më të mëdha të futbollit të kohëve të fundit. Hakan Shukur.

Image result for hakan sukur erdogan

Përplasja me Erdogan
Por çfarë bën kampioni turk në “Tuts Bakery and Cafe”,në Palo Alto? Përse merret me një lokal dhe shërben në tavolina dhe nuk bën analistin në ndonjë studio televizive? Shukur, mes viteve 90 dhe në fillim të viteve 2000 bëri të madh, Galatasaray-in dhe i dhuroi vendin e tretë në Botërorin e Koresë së Jugut, Turqisë. Luajti edhe në Itali me bluzat e Torino, Inter dhe Parma. U detyrua të lërë vendin e tij për çështje politike, siç ka rrëfyer në një intervistë për New York Times, e para që kur mbërriti në SHBA në vitin 2015.

Image result for hakan sukur

Kundër tij, qeveria e presidentit Erdogan, ka lëshuar një mandat arresti. Babai i tij ka përfunduar në burg prej më shumë se një viti. Pasuria e tij, nga shtëpitë te llogaritë bankare janë sekuestruar të gjitha nga regjimi. Pavarësisht se kur hyri në politikë në vitin 2011 bënte pjesë në partinë e Erdogan. Me famën që kishte nuk e pati të vështirë të zinte edhe një vend në parlament, por lufta që Presidenti nisi kundër klerikut Gulen, të cilin Shukur e pëlqente e shtyu futbollistin të jepte dorëheqjen.
“Nga ai moment çdo lëvizje që bëja më nxirrte probleme administrative dhe të çdo lloji” –rrëfen ai. Erdogan nuk e toleronte opozitën. Shukur e di mirë se nëse do të ishte sjellë ndryshe “do të kisha një jetë të bukur, nëse do të kisha thënë ato që ata donin do të isha bërë ministër. Në fakt unë tani shes kafe, por të paktën nuk kam humbur respektin për veten”.

Image result for hakan sukur new york times

Në kërkim të lirisë
Kështu në vitin 2015, pasi vizitoi disa miq vendosi të transferohej në Kaliforni duke marrë me vete gruan dhe 3 fëmijët. “Kohë e bukur, jetë e bukur. Pastaj, unë dua që fëmijët e mi të jenë të lirë dhe të jenë persona të pavarur. Dua të që vizitojnë vende të tjera, që të mësojnë kultura të ndryshme, të takojnë njerëz të ndryshëm nga ata dhe të rriten të pavarur si individë. Kur gjërat në Turqi nisën të shkonin për keq, menduam që ishte momenti i duhur”.

Image result for hakan sukur new york times

Shukur nuk ishte pjesë e grushtit (të dështuar) të shtetit në 2016-ën dhe nuk e provoi represionin që pasoi. Por, për lidhjet me Gulen ishte i dyshuar se ka bërë pjesë.
“Turqia mbetet vendi im. I dua njerëzit e mi, edhe pse ideja që kanë për mua u ka ndryshuar për shkak të lajmeve që përhapin mediat. Por nuk do të jetë gjithmonë errësirë. Unë besoj se një ditë drita do të kthehet dhe ndoshta edhe unë do të kthehem aty për të përqafuar prindërit e mi që tashmë i shoh vetëm në FaceTime”.
Futbollin nuk e ka harruar. Luan në një skuadër lokale dhe miqtë, të paktën ata e dinë kush është ky njeri që shërben petulla në një kafene. Një gjë që gjithsesi nuk dëshiron ta bëjë përgjithmonë. Është në pritje të rinovimit të vizës (i skadon në 2020), por Shukur po kërkon financues për ndërtimin e një qendre sportive. “Nuk është e lehtë, pasi njerëzit kanë frikë të dalin në krah tim”.  Gazzetta dello Sport, 
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook