
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, duke se e ka marrë me nge qëndrimin në Shqipëri.
Gjatë një takimi në Lezhë, në Forumin Qytetar për Sigurinë Publike, një qytetar ka thumbuar Vlahutinin duke i thënë:
“I kërkoj të mos mësojë më shqip se bëhet dashamirëse më tepër se sa duhet me ne, se eksperienca e Lu nuk ka qenë e mirë. Na u desh ta përkthejmë dhe nga shqipja edhe nga anglishtja”, tha ai.
Kurse Vlahutin iu përgjigj duke i thënë se do mësojë shqip, për të dëgjuar ato gjëra që kanë vlerë.
“Nuk e bëj dot, do mësoj shqip. Jo për të dëgjuar ato gjëra që nuk kanë vlerë, po për të komunikuar me qytetarët”, u përgjigj Vlahutin.


Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu