Lidhu me ne

Sport

Nuk flasim kurrë për Leo Messin

Nëna e Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, ka dhënë një intervistë për “Le Magazine”, një revistë javore e gazetës së njohur sportive franceze, “L ‘Equipe”. Ajo e ka bërë këtë nga shtëpia e saj në Madrid. Dolores u shoqërua nga motrat e yllit portugez, Katia dhe Elma, të cilat, madje, në një moment erdhën për të ndërhyrë në intervistë.
Nuk është e vështirë për të qëmtuar momentin më të çuditshëm të intervistës, kur nëna e Cristiano Ronaldos u pyet nëse djali i saj ishte i trishtuar për “Topat e Artë” të Messit. Katia Aveiro, motra e Crisitanos, u përgjigj në vend të nënën së saj:
“Messi nuk është kurrë objekt dhe temë diskutimi në shtëpinë tonë. Cristiano e ka rregull, pas këtyre dyerve vetëm pushon. E lë çdo vorbull jashtë. Kur e kalon derën e shtëpisë, pra hyn nga jashtë në brendësi, ai mendon vetëm si t’i karikojë bateritë”.
Pasioni i Cristiano Ronaldos për futbollin vjen nga familja, diçka që nëna e tij e transmeton. Kur vjen puna për të jetuar lojërat e Real Madridit, ajo thotë se ka shumë emocione. Madje, i përjeton më të njëjtin pikëllim sa dhe djali i saj, kur gjërat nuk shkojnë mirë. “Cristiano e di që, nëse jam në stadium, ndjeshmëria ime e madhe mund të më shkaktojë probleme. Kjo gjë do t’i shkaktonte stres edhe atij, ndaj më paraprin duke më këshilluar që t’i shikoj ndeshjet në televizion.
Ai më thotë shumë herë: “Mama, është më mirë të qëndrosh në shtëpi. E përjetoj keq kur djali nuk është në ditën e tij të mirë, ose bën ndonjë gabim, siç mund të bëjë çdo nënë me fëmijën e saj. Edhe tani, që është vetë prind, ai ngushëllohet tek mua, kur është e nevojshme, kur është i trishtuar. E vë re që nuk është në humor të mirë dhe mundohemi të gjithë ta qetësojmë e ndihmojmë”.
Por, a është tërheqja e “7” së bardhë nga futbolli, diçka e përfolur në bisedat familjare? Duke pasur parasysh përsosmërinë e tij dhe aftësinë për të shkëlqyer, nëna e portugezit beson se kanë mbetur akoma pak vite, që ai moment të vijë: “Ai është shumë i koncentruar, por, gjithashtu, edhe shumë i shqetësuar. Vitet rrjedhin, koha kalon dhe gjërat për një futbollist bëhen të diktueshme… Ka disa që luajnë deri në moshën 37-vjeçare.
Cristiano nuk është një makinë, por do të vazhdojë të luajë derisa të mundet, mendoj edhe për 3, ose 4 vite të tjera. Përsosmëria e Cristianos ka qenë gjithmonë kështu. Ai ka kërkuar vazhdimisht për të qenë më i miri, për të dhënë maksimumin për të fituar, që i vogël”./TeleSport
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix16 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix16 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix16 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix16 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix16 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix16 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix16 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar16 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook