Lidhu me ne

Kryesore

Mallkimi i Rilindjes mbi Fatmir Xhafën

Fatmir Xhafaj ishte i vetmi socialist i tabanit në qeveritë e Rilindjes. Mes oltave, ogertave, etildave, senidave, damianëve, saimirëve e ditmirëve, Xhafa qe i pari ministër që Edi Rama e mori nga shtrati historik i PS. Një përjashtim, që e vendoste menjëherë ministrin e Brendshëm, në kontrast të plotë me prodhimet në seri të Rilindjes. Fatmir Xhafa nuk hynte në kabinet nga kompeticioni se kush imiton dhe i shërben më mirë shefit, por si investim politik shumëvjeçar në Partinë Socialiste dhe qeveritë e mëparshme të saj. Ai shkoi ministër i Brendshëm me autoritetin dhe personalitetin e tij publik dhe jo si figurë e klonuar në atelienë e kryministrit. Ai ishte Partia Socialiste në qeverinë e Rilindjes.
Ose më saktë, fundi i Partisë Socialiste nën qeverisjen e Rilindjes. Fati i tij politik, në mënyrë simbolike, konkretizon qartësisht zhbërjen e adn-së socialiste nga kryqëzimi me racën rilindase. Prej kohësh kjo parti e kishte humbur identitetin e saj, që kur frenat e drejtimit i mori Edi Rama. Nga parti që përfaqësonte shtresat e varfëra ajo u transformua në një grupim biznesmenësh, njerëzish të bashkuar nga interesi dhe jo nga ndonjë ideologji apo besim i përbashkët. Nga parti e hapur, u kthye në parti të kryetarit dhe, pak nga pak, falë fuqisë së pushtetit, u bë streha e trafikantëve, të fortëve, injorantëve, abuzuesve dhe servilëve. Me Rilindjen u mbyll konkurrenca politike si meritë dhe u instalua shërbimi si masë për shpërblim. Mjafton të shohësh dy kabinetet Rama, grupet parlamentare dhe kryetarët e bashkive. Kryqëzimi PS- Rilindje, prodhoi një specie të re, pa asnjë përvojë dhe përgjegjësi politike, shpesh të njohur vetëm për rekorde kriminale, të etur për parà dhe pushtet, pa identitet dhe të aftë për të mos u ndalur edhe përpara ligjit.
Fatmir Xhafa u bë ministër i Brendshëm, si përfaqësues i këtij grupimi, i kësaj partie të re të Edi Ramës. Ai mund të ishte socialist si memorie historike e këtij emërtimi, por jo si realitet i epokës rilindase. I futur në zemër të sistemit, në ingranazhin më të rëndësishëm të tij, Xhafa nuk mund të ishte ministri ndryshe. Ena e madhe e investimit të tij politik, mori etiketën e Rilindjes. Nëse në Kuvend apo në parti ishte ende kujtesa socialiste, me futjen në qeveri u pagëzua rilindas.
Ky kontekst shpjegon sot se përse ministri i Brendshëm, gjendet në syrin e ciklonit. Ai nuk shihet si një njeri që thjesht mund të ketë gabuar apo ka toleruar vëllanë e tij, por si një sivëlla i mëkatarëve, të cilët nuk dinë të qeverisin pa u bërë pis. Ai ka mallkimin e Rilindjes mbi vete. Ai është pasues i një ministri që sot ishte në sallën e gjyqit, i akuzuar për pjesmarrje në organizatë të strukturuar kriminale. Ai drejton një polici, që uniformën blu e këmbeu me të gjelbrën e kanabisit. Ai është pjesë e një strukture politike, ku deputetë, kryetarë bashkish e zyrtarë të lartë janë verifikuar me rekorde kriminale e lidhje të forta me krimin. Ai është ministër i një qeverie, për të cilën, korrupsioni është bërë shenjë dalluese edhe në Europë.
Tani, ministri i Brendshëm i një qeverie të tillë, ka një vëlla të dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali, i cili jeton si qytetar i lirë në vendin ku ai është ministër. Ky akuzohet nga opozita, sipas një përgjimi, se vazhdon veprimtarinë e tij kriminale i pashqetësuar nga policia në Vlorë. Edhe sikur kjo të mos jetë e vërtetë, për një ministër normal, të një qeverie normale, në një vend normal do të mjaftonte vetëm pyetja e thjeshtë: Zoti ministër, si do të veproni me vëllanë tuaj, për të cilin e dini tashmë që është dënuar në mungesë për trafik droge në Itali dhe jeton i lirë në Shqipëri? Dhe kjo pyetje i bëhet një ministri, që ka pasuar në atë detyrë dikë që sot është nën akuzë pikërisht për trafik ndërkombëtar droge. Përgjigja e vetme është ose dorëzimi i vëllait ose dorëheqja.
Kjo do ishte përgjigjia “socialiste”, domethënë ajo e përgjegjësisë politike, e moralit publik, e respektit për veten dhe për investimin ndër vite. Përgjegjësia e politikanit që merr vendime të forta në ditë të vështira, e atij që e ka ndërtuar karrierën e tij me meritë dhe që vlerëson ata që e kanë zgjedhur. Që mban standartin e lartë dhe jo karriken e përkohshme. Ndërsa përgjigja rilindase është ajo shmangies së përgjegjësisë, e manovrave meskine të tipit: balta e opozitës, nuk dija gjë, janë kushërinj të dhjetë, s’kam kërkesë nga Italia, nuk e di pse vëllai ka dy emra, nuk kam shkelur ligjin, etj.
Fatmir Xhafa ende nuk ka folur. A do të flasë si rilindasi i radhës apo si fundmi socialist i Rilindjes, kjo është dilema e tij personale por edhe përgjegjësia publike. Njëkohësisht dhe mallkimi i sektit ku pranoi të bëhet pjesë. /lapsi.al/
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook