Lidhu me ne

Kryesore

Muajit i Ramazanit: Këshillat e mjekëve, ushqimet dhe kujdesi shëndetësor gjatë agjërimit

Rekomandohet ngrënia ngadalë dhe në sasi të përshtatshme me nevojat e gjithsecilit. Vaktet e rënduara me ushqim të tepërt shkaktojë urth dhe siklet
Gjatë Muajit të Ramazanit mjekët apelojnë për më shumë kujdes veçanërisht për të sëmurët kronikë apo të moshuarit që agjërojnë. Këtë vit, agjërimi për Ramazanin përkon me një periudhë stinore me ditë të gjata dhe të nxehta. Besimtarët agjërojnë mesatarisht 15-16 orë në ditë. Gjatë orëve të mesditës, pikërisht atëherë kur edhe temperaturat janë më të larta, është e rëndësishme që të qëndroni në një vend të freskët dhe me hije, të mbrojtur nga dielli. Është e rëndësishme që të plotësohen lëngjet që trupi ka humbur gjatë ditës së agjërimit, duke pirë lëngje përpara, gjatë, dhe në fund të vaktit. Uji është pija që rekomandohet në këto raste. Gjithashtu, duhet të shërbehen ushqime të pasura me ujë, të tilla si supat ose sallatat me perime të freskëta.
Këshilla
Jeta shoqërore gjatë muajit të Ramazanit është veçanërisht aktive: besimtarët presin miq ose priten nga të afërm, miq e të njohur. Ndërkohë, këto vizita janë të përqendruara kryesisht përgjatë kohës së vaktit që ndërpret agjërimin, i cili është një vakt mjaft i bollshëm dhe festiv, ku shërbehen ushqimet më të mira. Besimtarët agjërojnë gjatë ditës, dhe qëndrojnë zgjuar dhe ushqehen gjatë orëve të mbrëmjes, por pa ushtruar aktivitet fizik. Si pasojë, shumë prej tyre shtojnë në peshë gjatë muajit të Ramazanit, ndërkohë që kontrolli i njerëzve me diabet bëhet më i vështirë për arsye të adaptimit të zakoneve të pashëndetshme të ushqyerjes.
Vaktet
Rekomandohet ngrënia e Syfyrit – një vakt i lehtë përpara fillimit të ditës së agjërimit – çdo ditë; kjo vlen sidomos për grupe të veçanta besimtarësh, të tillë si: të moshuarit, të rinjtë dhe adoleshentët, gratë shtatzëna dhe nënat në periudhën e ushqyerjes me gji, si dhe fëmijët që kanë zgjedhur të agjërojnë. Ky vakt, i cili përbën një mëngjes të lehtë, duhet të përmbajë perime, ushqime të pasura me karbohidrate, të tilla si buka apo produktet e brumit të grurit, dhe të pasura me proteina, siç janë produktet e qumështit (djathë që nuk është i kripur/gjizë/qumësht dhe/ose vezë, shoqëruar me garniturë frutash ose perimesh të gjelbra).
Gjithashtu, rekomandohet që të mos konsumohen së tepërmi ëmbëlsirat e ofruara pas vaktit të Iftarit. Ëmbëlsirat që përdoren zakonisht gjatë Ramazanit përmbajnë sasi të mëdha të shurupit të sheqerit. Ëmbëlsirat e rekomanduara për konsum janë frutat me përmbajte të lartë uji të tilla si shalqiri ose pjepri, apo edhe ndonjë frutë tjetër i stinës, si p.sh. pjeshkat apo nektarinat.
Besimtarët duhet të përpiqen për të pakësuar konsumin e ushqimeve të bollshme me yndyrë, veçanërisht mishrat e pasura me përbërje dhjamore, ushqimet që përmbajnë brumë pudre ëmbëlsirash, apo me yndyrë/margarinë ose gjalpë të shtuar. Në vend të skuqjes apo fërgimit, është e këshillueshme që të përdoren metoda të tjera gatimi, të tilla si, vlimi në avull, gatimi në salcë, fërgimi me përzierje vaji në një sasi të vogël dhe pjekja.
Është veçanërisht i këshillueshëm kufizimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha kripe, si p.sh., salsiçet, mishi i përpunuar e i kripur dhe produktet e peshkut, ullinjtë dhe turshitë, ushqimet e shpejta dhe të lehta, djathërat e kripur, llojet e ndryshme të biskotave të thata të gatshme, sallatat dhe salcat (si majonezë, mustardë, ketchup). Gjatë përgatitjes së vaktit, rekomandohet ulja sa më shumë që të jetë e mundur e përdorimit të kripës, dhe sigurisht, rekomandohet, madje, edhe largimi i kripores nga tryeza e ngrënies.
Për të përmirësuar shijen e ushqimeve të vaktit, mund të përdoren erëza të ndryshme bimore, të cilat e pasurojnë me aromë dhe shije ushqimin që gatuhet.
Është gjithashtu e këshillueshme që të mos teprohet duke humbur shumë kohë dhe energji me përgatitjen e shumë gjellëve për Iftarin– vaktin që ndërpret agjërimin; pothuajse gjysma e ushqimeve të përgatitura, shpesh, shkon dëm.
Rekomandohen përpjekjet për të lëvizur sa më shumë që të jetë e mundur dhe për të qenë energjikë gjatë mbrëmjeve, për shembull, duke dale rregullisht për një shëtitje të përditshme.
Shembull i një vakti – Iftar
Supë perimesh e gatuar në shtëpi (jo nga përgatesat që tregtohen me supë-pluhur)
Sallatë lakër ose ndonjë lloj sallate me perime të tjera sipas pëlqimit
Perime të mbushura (kungull/patëllxhan/gjethe rrushi)
Gjoks pule i pjekur
Sasi të mjaftueshme uji të pijshëm; ndërkohë që mund të shtohen për të përmirësuar shijen, edhe feta limoni apo gjethe nenexhiku
Shembull i një vakti – Syfyr
Dy feta buke
Omëletë me perime ose vezë të ziera fort
Feta të përgatitura nga dy perime të ndryshme
Gjizë ose djathë me erëza dhe vaj ulliri
Çaj bimor
Sasi të mjaftueshme uji të pijshëm
Këshilla të shpejta
Mos e shmangni mëngjesin (Syfyrin)! Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe gjatë Ramazanit – është vakti që do t’ju mbajë përgjatë orëve të ardhshme,
Gjatë Syfyrit dhe Iftarit hani ushqime me porcione dhe kalori normale,
Shmangni ushqime e pasura në yndyrë, kripë dhe sheqer.
Zgjidhni një dietë të pasur me fruta, perime, fasule, thjerrëza oriz dhe drithëra.
Pini shumë lëngje dhe shmangni pijet e pasura me kafeinë si kafe, çaj, pije energjike ose kola.
Prisheni agjërimin me një ushqim të lehtë të shëndetshme si hurma arabie – një hov kalorish sheqeri natyror.
Bisedoni me një profesionist të shëndetit para se të ndryshoni regjimin e ilaçeve për Ramazan.
Shmangni aktivitetin e tepërt fizik gjatë kohës se agjërimit – në qoftë se ju doni të shkoni në palestër, bëjeni atë pas iftarit.
Të sëmurët diabetikë para se të fillojnë agjërimin duhet të bëjnë një kontroll mjekësor (2 muaj më parë) dhe të këshillohen nga mjeku si të mund të përballojnë periudhën e agjërimit dhe si të vetëkujdesen në rast hipo/hiperglicemie.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix3 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix3 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix3 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix3 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook