Lidhu me ne

Temporal

Historia e toreadorëve, sportistët që vrasin për spektakël

Historia e toreadorëve, sportistët që vrasin për spektakël
Të vrasësh demin për sport dhe spektakël në një arenë. Ky është thelbi i punës së një toreadori, apo torero, siç njihet në Spanjë, atje dhe ku edhe zhvillohet më shumë ky lloj sporti i përzierë me artin. Gjithsesi, vrasja e demave në publik ushtrohet edhe në Meksikë, Francë, apo në vende të ndryshme të influencuar nga kultura spanjolle.
Matadori, vrasësi i demave performon me një beze të kuqe, që edhe besohet se provokon zemërimin e demit e më pas gjithçka shndërrohet në intrigë midis njeriut dhe kafshës, deri në vrasjen e kësaj të fundit. Gjithsesi, përveç matadorëve janë dhe pikadorët, torero që luftojnë me demat të hipur mbi një kalë dhe mbajnë një shpatë.
Zakonisht, torerot pa shumë eksperiencë nisin të vrasin dema të rinj, ndërkohë që profesionistët luftojnë kundër demave të maturuar.
Pse bëhen toreadorë
Vrasja e demave tradicionalisht është një sport për meshkuj, por nuk tashmë ka dhe një numër shumë të vogël femrash, ku ndër më të njohurat është Kristina Sançez. Femrat matadore kanë fituar tashmë eksperiencë dhe spektakli që ofrojnë ato në vrasjen e demave shpesh është edhe më joshës se sa ai i meshkujve.

toreador
Të qenit toreador shihet në fakt, si një sport të cilin e ushtrojnë njerëz të varfër, të cilët kërkojnë famë dhe para. Kur një toreador i famshëm u pyet se përse ai e rrezikonte jetën, ai u përgjigj : “Uria të jep më shumë dhembje”. Vrasja e demave në Spanjë është një traditë familjare, madje trashëgimi brenda familjes, kjo edhe për shkak të vështirësive dhe sekreteve të këtij zanati sportiv, nëse mund ta quajmë kështu. Maletija ose espotaneo quhen ata që ilegalisht futen në ring dhe përpiqen të vrasin demat.
Art
Toreadori, në fakt konsiderohet edhe si artist, për shkak të performancës koreografike që ai bën kur luan për “jetë a vdekje”, por dhe sportist, pasi ai duhet të zotërojë aftësi të madhe, koordinim. Një nga matadorët më të famshëm ishte Huan Belmonte (1892-1962), teknikat e të cilit revolucionarizuan luftën me demat dhe mbetet njëkohësisht edhe një standard për toreadorët e rinj.
Stili dhe zotësia e matadorit është kriteri që vlerësohet më shumë, pavarësisht se e vret apo jo demin. Matadorët më të suksesshëm trajtohen si yje popi, duke pasur shumë të ardhura financiare, ndërkohë që jeta e tyre private është shpesh nëpër tabloide, për shkak të zotërimit dhe të joshjes së femrave. Në fakt, të luftosh me demat rrezikun e ke gjithmonë pranë, shumë prej tyre janë plagosur, ndërkohë që dhe lista e zezë e vdekjeve është e gjatë: 52 të vrarë nga demat në arenë, në sy të publikut.
media_xl_4282865

Tipet e matadorëve
Ka disa tipe matadorësh, apo vrasësish, pasi i gjithë sporti bazohet në vrasjen e demit. Një prej tyre është pikadori. Një vrasës demash që përdor një shigjetë në shpinën e demit për të provuar fuqinë e demit dhe që i jep të dhënat matadorit. Pikadorët janë të parët në tre shkallët që përdoren në Spanjë në luftën me demat. Pikadori ri mbi kalë dhe e godet me shigjetë demin pikërisht në muskulin e pjesës së pasme të qafës, e më pas fillon duke i ulur kokën e tij, deri sa kafsha fillon e të humbasë shumë gjak. Gjatë kësaj kohe, muskujt e qafës së demit lodhen, ndërkohë që pikadori përpiqet ta ngrejë nga brirët. Demi i lodhur është gati për fazën tjetër të lojës.
Një tjetër tip matadori është i mbiquajturi “banderijero”, apo toreadori që përdor një flamuj të vegjël për të dyluftuar me demin. Banderijiro përdor shigjeta të vogla, të cilat afër majës kanë flamuj me ngjyra të ndryshme, e që i në majë të shpatullave të demit. Banderijerosit përpiqen të vendosin shigjetat ndërkohë që duhet të afrohen sa më shumë që të jetë e mundur demit. Ata vlerësohen nga publiku në bazë të formës dhe zotësisë së tyre.
Në Spanjë, në disa rajone si në Katalonjë, me qendër Barcelonën, edhe pse lufta me dema është shumë popullore, disa vite më parë u ndalua. Kryeministri Zapatero nxori një vendim që ndalonte fëmijët nën moshën 14 vjeç të ishin pranishëm në arenë, ndërkohë që transmetimi televiziv është i limituar. Transmetimet televizive shtetërore janë të ndaluara dhe në Portugali.
Heminguej, shkrimtari që donte bëhej toreador
Shkrimtari i njohur amerikan, Ernest Heminguej, aspironte të bëhej një matador. Novela e tij “The Sun Also Rises” (Dielli gjithashtu lind), ka elementë autobiografikë dhe përfshin edhe temën e luftimit të demave, siç e ka bërë edhe në tregimet e shkurtra, “Kryeqyteti i botës” dhe “I pamunduri”. Në vitin 1962, producenti i Hollivudit, Dejvid Uolper prodhoi “Historia e një matadori”, duke dokumentuar se çfarë ishte të bëheshe një matador.
torero-costume-mw-100282-1
Kostumi, një dekorim për mbretër
Kostumi i një matadori është një art më vete, pasi dekorimet e tij janë të shumëllojshme dhe bëjnë pjesë në shfaqje. Struktura e kostumit i ofron matadorit lehtësi të madhe në lëvizje. Nga qëndisjet e shumta, kostumi i jep një imazh mbretëror matadorit.
Shkollë për vrasjen e demave
Vrasja e demave është një traditë e hershme. Në Spanjë, madje ka shkolla për të mësuar stilin e vrasjes së demave. Toreadorët e rinj mësojnë artin si të vrasin me shpatë kafshën, si të vallëzojnë në arenë dhe si të kapin demin prej brirësh.
48 mijë veta për të ndjekur një vrasje
Arenat më të famshme për të ndjekur luftën me dema janë në Gadishullin Iberik, Francë dhe Amerikën Latine. Arena më e madhe ndodhet në Meksikë, me 48 mijë vende. Më e vjetra është ndërtuar në vitin 1766, “Plaza de Toros”, në Lima të Perusë.
Mijëra dema të vrarë çdo vit
Mijëra dema gjakosen, torturohen apo vriten për “argëtim” çdo vit në Spanjë, Portugali, Francë, Kolumbi, Meksikë, Venezuelë, Peru, Guatemal, madje dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jetojnë shumë ispanikë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix21 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix21 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar21 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar21 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix21 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook