Lidhu me ne

Aktualitet

Fjalor i paradokseve

Fjalor i paradokseve
Nga Fatos Tarifa
Duke marrë si shembull Fjalorin e ideve të pranuara (Dictionnaire des Idées Reçues), të shkrimtarit të shquar francez Gustave Flaubert, redaksia e gezetës Dita i kërkoi sociologut të njohur Fatos Tarifa të hartojë për lexuesit e kësaj gazete një fjalor të ngjashëm, të cilin nisim ta botojmë sot, nën titullin “Fjalori i Paradokseve”. Një pjesë e termave janë sugjeruar nga Redaksia, pjesa tjetër janë zgjedhje të vetë autorit. Renditja e tyre, si në çdo fjalor, është alfabetike.
A
AFERË
Asnjë martesë nuk është e imunizuar ndaj aferave jashtëmartesore.
Aftësi
Asnjëherë nuk mund ta dimë se ç’jemi të aftë të bëjmë, nëse nuk përpiqemi e nuk provojmë të bëjmë diçka.
Aktor
Shumica janë po aq të mërzitshëm e jo kreativë në jetë, sa edhe në skenë.
ALTRUIZËM
Altruizmi është një pjesë e gjendjes humane, ashtu si dhe e kundërta e tij, egoizmi. Empatia është një kusht i domosdoshëm, edhe pse jo i mjaftueshëm, për veprime altruiste.
E ardhmja
Vjen ditë pas dite, çdo ditë nga pak.
ART
Një formë terapie.
ARROGANCË
Tipar dallues i çdo pushteti.
Ateist
Dikush që beson në diçka më të madhe e më të përjetshme se Zoti.
Atdhe
Vendi për të cilin rreh zemra.
AUTOBIOGRAFI
Një rrëfim që s’është kurrë tërësisht i vërtetë, pasi e vërteta nuk është kurrë e përshtatshme për t’u bërë publikisht e njohur.
Autoritet
Pushtet i legjitimuar.
B
Barok
Një ndër dy llojet e seksit. Seksi klasik është romantik, refleksiv, serioz, emocional, moral, misterioz, spontan, i fokusuar në një person të veçantë dhe konvencionalisht feminin. Seksi barok është pop, i gjallë, eksperimentues, i ndërgjegjshëm, amoral, anonim, i qëllimshëm, i fokusuar në ndiesinë për hir të ndjesisë dhe konvencionalisht maskulin.
Bashkëbisedim
E gjejmë në tre lloje: si dialog (kur dy njerëz që bashkëbisedojnë shkëmbejnë mendime), si dualog (kur dy njerëz flasin me njëri-tjetrin por nuk komunikojnë) dhe si monolog (kur gjithnjë flet i njëjti njeri, ndërsa tjetri vetëm dëgjon, ose bën sikur dëgjon).
Beqar
Dikush që ende s’ka vendosur të martohet. Benedict: “Kur thoja se do të vdisja beqar, nuk mendoja se do të rroja deri sa të martohesha”, (Shakespeare, Shumë zhurmë për asgjë).
Besë
Premtim për të cilin flasin më shumë ata që nuk e mbajnë.
Besim
Arma më e fortë për të arritur atë që duam.
BIOLOGJI
Biologjia e seksit te meshkujt dhe te femrat është shumë më e ngjashme nga sa është menduar deri vonë, kur mashkulli besohej se është biologjikisht poligam, ndërsa femra biologjikisht monogame.
Brando (Marlon)
Pothuajse gjithçka që ai bëri ishte revolucionare. Asnjë aktor tjetër nuk ka qenë origjinal si ai.
BURG
Vendi më i natyrshëm për kriminelët dhe politikanët.
D
Dashuri
Diçka të cilën e japim jo për të marrë, por për të dhënë. Në dashuri, ashtu si dhe në politikë, fjalët dhe veprat, në më të shumtën e rasteve, nuk janë e njëjta gjë. Ajo çfarë themi për dashurinë, ose në emër të saj, nuk është gjithnjë e njëjtë me atë që bëjmë për të, ose në emër të saj.
Demokraci
Një sistem politik, i cili nuk i mundëson askujt të bëhet më i fuqishëm se populli.
Det
Një botë e lirë, pa kufij, si çdo të dëshiroja të ishte bota në të cilën jetojmë. Njeriu-peshk i Anaksimandrit.
Dëshmitar
Një rol që s’është për t’u dëshiruar dhe ndonjëherë i rrezikshëm, pasi askush s’mund ta dijë se ç’pasoja mund të ketë dëshmia e tij.
TË DREJTA NJERËZORE
Njerëzit kanë identitete unike, që krijohen biologjikisht, shoqërisht e kulturalisht. Të drejtat e njeriut burojnë pikërisht nga kjo premisë, që njerëzit, pavarësisht dallimeve mes tyre, kanë të përbashkët një gjë esenciale—humanitetin—të qenët qenie njerëzore dhe të pasurit e aspiratave njerëzore. Këto të drejta janë “humane”, sepse të gjitha qeniet njerëzore i kanë ato—njëlloj dhe në të njëjtën masë—për shkak të humanitetit të tyre, pavarësisht seksit, racës, moshës, pozitës shoqërore, klasës së cilës i përkasin, origjinës ose përkatësisë etnike, pavarësisht nëse janë të varfër ose të pasur, pavarësisht profesionit, talentit, meritave, fesë, ideologjisë ose përkatësive të tjera. Për shkak se kanë të bëjnë me humanitetin e çdo individi, të drejtat e njeriut janë universale; ato janë të patjetërsueshme dhe të padhunueshme. Këto të drejta nuk mund të transferohen, të mos i njihen, t’i mohohen, t’i hiqen ose t’i rrëmbehen askujt, as kur njerëzit nuk arrijnë dot që t’i ushtrojnë realisht ato.
Drejtësi
Drejtësia është e mira supreme; padrejtësia, e keqja më e madhe. Por drejtësia nuk është sinonim e ligjit. Gjykatat vendosin në përputhje me ligjin; ato nuk vendosin drejtësinë. Një shtet ligjor duhet të jetë edhe një shtet i së drejtës. Pas çdo ligji duhet të ketë drejtësi. Drejtësia duhet të jetë synimi më i lartë i ligjit. Rrjedhimisht, natyra dhe suksesi i çdo sistemi ligjor vlerësohen e maten me shkallën e besnikërisë së tij ndaj idealit universal të drejtësisë.
Dyshim
Gjithnjë më i mirë sesa besimi i verbër.
DH
Dhunë
Pavarësisht llojit të saj, dhuna kthehet gjithnjë mbi atë që e nis dhe e ushtron.
Dhuratë
Nuk është çmimi që e përcakton vlerën e saj, por mendimi që e shoqëron atë dhe njeriu që e jep. Një dhuratë, sado e shtrenjtë, nuk ka vlerë nëse ajo nuk përmban një mendim të bukur.
Ë
ËNGJëLL
Të gjithë fëmijët lindin engjëj. Përse atëherë në popullsinë e rritur ka kaq shumë djaj?
F
FAT
Marksi thoshte se “rrethanat i bëjnë njerëzit po aq sa njerëzit vetë krijojnë rrethanat e tyre”. Edhe pse askush nga ne nuk është në gjendje që t’i zgjedhë rrethanat e jetës së vet, çdonjëri prej nesh e ka vetë në dorë formimin e karakterit të tij. Janë aftësitë tona relative dhe dobësitë tona relative ato që na mundësojnë të parashikojmë fatin tonë. E ardhmja e secilit prej nesh nuk është domosdoshmërisht diçka që përcaktohet nga jashtë nesh, ajo është në dorën tonë. Siç thoshte Shekspiri, fati ynë përcaktohet “jo nga yjet, por nga vetë ne”.
Fëmijë
Gra e burra që nuk piqen me moshë.
FILOZOF
Filozofi dallon nga politikani sepse i pari shtron pyetje, ndërsa i dyti pretendon se ka përgjigje për çdo gjë.
FilozofiA
Nis si habi, mbaron si spekulim.
Fjala
Pasqyrë e shpirtit dhe terapi. Prej saj mund të njohim njeriun që flet. Një fjalë e ëmbël mund të kurojë dhe të shurdhin.
FrikA
Një krijesë e mendjes sonë; ajo nuk ekziston realisht jashtë mendjes. Pra është në mendjen tonë ku frikën edhe mund ta vrasim.
G
GëNJESHTËR
Të gënjesh është njerëzore (To lie is human). Të gjitha qëniet njerëzore gënjejnë. Diogjeni, filozofi i lashtë grek, edhe pse tërë jetën e kaloi duke kërkuar një njeri të ndershëm, i cili të mos gënjente, vdiq pa gjetur një të tillë.
Greqisht
Çdo gjë që unë s’e kuptoj (It’s Greek to me).
Guxim
Baza mbi të cilën mbështeten të gjitha virtytet e tjera të njeriut.
H
HABITUS
Habitusi ynë ka të bëjë me kulturën dhe vetë kultura, siç thoshte John Stuart Mill, ka të bëjë me jetën e ndjenjave (life of feelings), me eksperiencat e brendshme dhe me perceptimet subjektive, të cilat nuk kanë vend në botën utilitare të marrëdhënieve ekonomike. Të gjitha këto, në kushtet e modernitetit, ndryshojnë, duke krijuar, nëse përdorim një shprehje të Giddens-it, një “luftë civile” mes kulturës dhe shoqërisë. Edhe pse moderniteti duhet kuptuar në një nivel institucional, transformimet që mundësojnë dhe realizojnë institucionet moderne të shoqërisë kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e individit, për shkak të fragmentarizimit të paevitueshëm të eksperiencave jetësore individuale. Për të parën herë me modernitetin krijohet, ose del qartazi në pah problemi i identitetit personal të individit.
HapËsirË
Gjithnjë e mjaftueshme nëse dimë ta shfrytëzojmë, edhe pse shumica e njerëzve ankohenpër mungesën e saj.
Higjenë
Qytetërim.
HIPERKULTURË
Një kulturë që lëviz shumë shpejt për të qenë humanisht e dobishme. Në jetët tona sundohemi nga pushteti i së tashmes, nga pushteti i një së tashmeje insistuese që s’njeh asnjë dimension tjetër kohor. Në një shoqëri të tillë, pak gjëra zgjasin, ose mendohet se duhej të kishin jetëgjatësi. Në të kundërt, ne rrethohemi nga një fluks i pandërprerë dhe, për rrjedhojë, duket se nuk ka vend për një përkushtim pasionant, përsa kohë që nuk ka asgjë të përhershme së cilës t’i përkushtohemi.
HIPOKRIT
Sa herë që një shkrimtar lavdëron veprën e një shkrimtari tjetër, ai tregohet hipokrit.
Homoseksualitet
Një prej variacioneve normale të mundshme të orientimit seksual.
HUMANITETE
Humanitetet janë ruajtësit e trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Përmes tyre ne njohim, çmojmë dhe shijojmë thesaret e paçmuara që përmbajnë artet, letërsia, historia, filozofia.
Humanizëm
Humanizmi afirmon aftësitë dhe përgjegjësitë tona si individë në raport me veten dhe me shoqërinë, duke informuar e frymëzuar te çdo njëri nga ne parimet e një jete etike të shëndetshme, të jetuar mirë, të lumtur e të dobishme.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook