Lidhu me ne

Aktualitet

Pagesa deri në 5 mijë ‎€, rrëfimi i vajzave shqiptare të martuara në Serbi: Ja si mashtrohemi

Një hulumtim në Serbi sjell realitetin e vajzave nga Shqipëria te martuara vitet e fundit në këtë vend. Gazetari Marin Mema me “Gjurmë Shqiptare”, ka sjellë një investigim mbi vajzat nga Shqipëria që janë martuar e po martohen në këtë vend. Si jetojnë ato sot? Cilat janë shumat e majme që marrin ndërmjetësit? A janë këto lidhje fryt i ndjenjave apo diçka tjetër?

Sipas tij, këto martesa janë rezultat i pagesave të konsiderueshme e fakt është se vajzat serbe nuk preferojnë të qëndrojnë aty. Këto fshatra janë të izoluara dhe shumë larg qendrës.

Një shqiptare e martuar aty thote se deri me tani jane 500 deri ne 1 mije vajza shqiptare, e po vazhdojne te martohen shume vajza nga Veriu i Shqiperise aty. Statistikat e sakta mungojne, por numri i tyre eshte shume i madh. Ne mes qendrojne pagesa te majme te ndermjetesuesit qe bejne serbet per te gjetur nuse shqiptare.
Cmimet sillen nga 1 mijë, 1500 e deri 2000 euro, varet nga shpenzimet. Ka te dhena qe keto pagesa i kalojne edhe 3000 euro. Fenomeni që tërhoqi vëmendjen e mediave jo vetëm shqiptare përqendrohej në pak raste, por ky mesa duket ishte vetëm fillimi.
“Ka vajza shqiptare plot se vajzat serbe nuk duan të vijnë këtu, duan vetëm të largohen. Kjo është një e vërtetë që njihet po të kërkosh, gjen shumë prej atyre që jetojnë këtu”, thote nje serb per gazetarin.
“Gruan time e kam njohur nga një shqiptare tjetër. Ka mjaft vajza shqiptare në fshatrat e thella këtu. Unë përmes shokëve kush do të martohet u gjej të tilla”, thotë një serb i martuar me një shqiptare e cila nuk ndodhej për momentin në shtëpi.
“Me punët e shtëpisë merret, unë punojë në bujqësi, vështrësitë janë të shumta ndaj asnjë vajzë serbe s’do të martohet këtu. Ajo që ma gjeti gruan time ka jetuar 7 vjet në këtë zonë, është martuar me një rojtar pylli. Nëse doni ju jap adresën për një fshat ku jetojnë 20 vajza shqiptare”, vijoi burri serb i shqiptares.
Ky fshat per te cilin foli ai, ndodhet edhe më thellë. Të gjithë i njohin këto martesa, por askush s’do të flasë për to.
“Ka nga ato që vijnë e shohin vendin 3 ditë dhe ikin e nuk kthehem më. Ka nga ato raste kur ka ardhur nusja, është bërë dasma ajo është mërziutr e disa ditë më pas ia ka mbathur. Këtu vajza serbe nuk ka, kanë mbetur vetëm të moshuarit”, tha nje burre serb.
“Unë kam bërë 7 vjet këtu. Si vendosa të vij këtu? Kam harruar (qesh). Kam qenë në Shqipëri te familja, kam qenë, ishte më mirë atje…”, shprehet nje shqiptare e martuar aty.
Por e verteta e hidhur qe pranon ajo eshte se vajzat shqiptare mashtrohen nga shkuesi, i cili u tregon atyre per nje jete tjeter nga ajo qe gjejne ato kur shkojne te jetojne me burrin serb. TCH
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix2 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix2 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix2 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix2 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix2 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix2 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix2 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix2 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix2 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook