Lidhu me ne

Temporal

10 praktika të çuditshme mjekësore nga Mesjeta

10 praktika të çuditshme mjekësore nga Mesjeta
Mjekësia është një nga elementët më jetikë të civilizimit modern – aq shumë sa që ne e marrim për të mirëqenë. Historia që lidhet me mjekësinë nuk ka qenë gjithmonë me raste ku ju thjesht shkonit tek doktori dhe ai ju jepte diagnozën dhe medikamentet që ju shëronin. Në kohët e mesjetës, për shembull, mjekimi ishte shumë më i rrezikshëm dhe shumë më i çuditshëm se ai në ditët e sotme.
10 – Klizma me lëng alkalin të derrit
10
Klizmat në kohën e mesjetës realizoheshin përmes një pajisje të quajtur klister. Një klister ishte një tub i gjatë metalik me një kupë në fund të tij. Tubi futej në anusin e të sëmurit, ku në kupën e tij vendosej një lëng mjekësor. Lëngu më pas përçohej në zorrën e trashë përmes një sërë veprimesh pompuese. Edhe pse në ditët e sotme për klizmën përdoret ujë i ngrohtë me sapun, gjërat në atë kohë ishin disi më primitive: një nga lëngjet më të shpeshta që përdorej në klisterat ishte një përzierje e ‘lëngjeve’ të derrit. Edhe mbretërit i nënshtroheshin kësaj kure. Thuhet se mbreti Luis XIV i Francës ka patur mbi 2000 klizma gjatë mbretërimit të tij.
9 – Urina përdorej si antiseptik
9
Edhe pse mund të mos ketë qenë një praktikë e zakonshme, ka prova që tregojnë se gjatë Periudhës së Mesjetës, urina përdorej në bazë të rasteve si antiseptik. Kirurgu i Henri VIII, rekomandonte se të gjitha dëmtimet dhe plagët e luftës, duhej të laheshin me urinë. Në 1666, fizikani Xhorxh Thomson rekomandoi përdorimin e urinës tek sëmundjet epidemike. Në atë kohë ekzistonte dhe një ‘version shisheje’: Esencë Urine. Pavarësisht nga çfarë mund të imagjinohet, kjo nuk është dhe aq çmenduri sa duket: urina është sterile kur del nga trupi i njeriut dhe mund të ketë qenë një alternativë ‘më e shëndetshme’ se sa uji – që nuk ofronte të njëjtën siguri pastërtie.
8 – Operacioni i syve (Me gjilpërë)
8
Gjatë periudhës mesjetare, operacionet e kataraktit të syve realizoheshin me një gjilpërë të trashë. Procedura kishte të bënte me shtyrjen e kornesë në pjesën e pasme të syrit. Sigurisht që operacioni i syrit dhe metodat për kryerjen e tij ndryshuan menjëherë dhe në mënyrë drastike në momentin që mjekësia islamike filloi të influenconte praktikat europiane. Në vend të gjilpërës, një shiringë metalike që përdorej për injektime nën lëkurë, kalohej përmes pjesës së bardhë të syrit, dhe përdorej për të nxjerrë kataraktet përmes thithjes.
7 – Hekur i nxehtë për hemorroidet
7
Dikur besohej se nëse një person nuk i lutej Shën Fiakres (mbrojtësi ndaj hemorroideve) ata do të vuanin, siç u përmend, nga hemorroidet. Nëse do të kishit qenë një nga këta persona fatkeq, ju do të dërgoheshit tek murgjit  – të cilët do të vendosnin hekur të nxehtë në të pasmen tuaj. E pështirë, por alternative më pak e dhimbshme ishte dhe më pak efektivja: ata do të ju dërgonin të uleshit një shkëmbin e famshëm të Shën Fiakres, vendi ku në shek VII, murgjit irlandez, në mënyrë të habitshme kuroheshin nga hemoroidet. Është për këtë arsye që gjatë Mesjetës, hemorroidet quheshin “Sëmundja e Shën Fiakres”. Por në shek XII gjërat ndryshuan. Fizikani hebre Moses Miamonides shkroi një libër  mbi hemorroidet, një libër me shtatë kapituj, duke hedhur idenë e një trajtimi më bashkëkohor. Ai përshkroi një metodë shumë më të thjeshtë: një dush të mirë!
6 – Operacione vdekjeprurëse
6
Pavarësisht çfarë keni mësuar nga filmat e suksesshëm, të nënshtruarit ndaj operacioneve pa anestezi, nuk ka qenë dhe aq e zakonshme në Periudhën e Mesjetës, ashtu siç pretendojnë shumë njerëz. Në fakt, mjekësia në atë kohë kishte progresuar në këtë aspekt: ndërkohë që bota zgjerohej dhe udhëtarët vinin nga vende të largëta, doktorë të dy kulturave të ndryshme shpesh ndanin idetë me njëri tjetrin dhe vazhdimisht viheshin në përdorim praktika të reja. Megjithatë, edhe pse ekzistonte dëshira për kujdes më të mirë shëndetësor, nuk kishte siguri lidher me njohuritë kimike. Edhe pse anestezia mund të përdorej, njohuritë lidhur me analgjezikët, antibiotikët dhe dezinfektantët ishin shumë të pakta dhe shumë larg asaj që njihet sot. Si rezultat, shumë njerëz vdiqën si pasojë e infektimit të plagëve.
5 – Anastezia helmuese
5
Siç përmendet më lart, anestezistët e periudhës së mesjetës, ishin shumë larg asaj që përfaqëson shkencën e sotme. Në fakt, anestezia e përgjithshme është rreth 150 vjet e vjetër. Përpara se të arriheshin progreset në këtë fushë, për të qetësuar pacientët përdorej një përzierje e barërave të ndryshme të gjalla me verë. Barishtja më e përdorur për këtë lloj kure ishte një lloj bime që kishte përbërës të ndryshëm, të tillë si uthull dhe marule, deri në përbërës vdekjeprurës të tillë si opiumi dhe kukuta. Ashtu si në ditët e sotme, ku trafikantët e drogave përziejnë përbërësit në mënyrë jo korrekte, dhe atë kohë ndodhin situata të tilla, që shpeshherë çonin në vdekjen e pacientëve.
4 – Trapanimi
4
Trapanimi përfshinte hapjen e një vrime të vogël në kafkë për të nxjerrë në pah cipën e fortë të kokës, membrana e jashtme e trurit. Kjo lloj praktike mendohej se lehtësonte presionin dhe ndihmonte në trajtimin e problemeve shëndetësore që krijoheshin në kokë, edhe pse mendohej se kjo ndihmonte në kurimin e epilepsisë, migrenës dhe çregullimeve mendore, dhe ishte një metodë fikse për probleme të tjera fizike si frakturat në kafkë. E panevojshme të thuhet, një ekspozim i tillë i trurit ndaj mikrobeve dhe ajrit në më të shumtën e rasteve do të ishte fatal. Trapanimi ende nuk është braktisur tërësisht si praktikë: ai është përdorur së fundmi në vitin 2000, kur dy burra në ShBA e përdorën atë për të trajtuar një grua ë vuante nga sindroma e lodhjes kronike dhe depresioni.
3 – Operacion në fushëbetejë
3
Në Periudhën e Mesjetës, mjekësia në fushën e betejës ishte e frikshme dhe e tmerrshme, dhe shigjetat ishin një nga shkaktarët kryesorë. Majat e shigjetave ngjiteshin me shigjetat me dyll me një qëllim të vetëm: që kur shigjeta të nxirrej nga trupi i njeriut, maja do të këputej dhe do të qëndronte në trup. Njerëzit arritën të ndërtonin “heqësen e shigjetave” – e dizenjuar për të nxjerrë majën e shigjetës nga trupi, një mënyrë për të shëruar ushtarët e dëmtuar. Plaga më pas digjej me një hekur të nxehtë për të ndaluar gjakrrjedhjen dhe për të parandaluar infeksionet. Edhe pse shumë gjëra janë harruar përsa i përket kapaciteteve mjekësore të asaj kohe, kërkimet kanë treguar se ajo mund të ketë qenë më shumë efektive nga sa mund të mendohet. Disa kocka, që i përkisnin vitit 500 – 700 pas Krishtit, të zbuluara në Itali në vitin 2011 treguan se ushtarët e asaj epoke mund t’i mbijetonin sulmeve të shumta me shigjeta në kokë. Një nga zbulimet tregoi se një nga individët kishte mbijetuar edhe pasi kishte pësuar një gjuajtje që i kishte shkaktuar një vrimë 5 cm të thellë në kokë.
2 – Astrologjia Mjekësore
2
Në kohën e Mesjetës, astrologët ishin aq të njohur dhe respektuar, sa që ishin të shumtë ata që besonin se ata ishin magjistarë të jetës reale. E vërteta është, se ata ishin akademikë të respektuar që këshillonin se si të punoheshin fushat, të parashikonin motin dhe të informonin familjet se çfarë personaliteti do të kishte fëmija i tyre. Pjesa tjetër shpesh do të kishte pasoja të mëvonshme për kujdesin mjekësor të fëmijëve. Doktorët u referoheshin kalendarëve special që përmbanin grafikë yjorë me qëllim që të ndihmonin në diagnozat që jepeshin. Në vitin 1500, fizikanëve të Europës u kërkohej ligjërisht që të shikonin horoskopin e pacientit para se të ndërmerrej ndonjë ndërhyrje mjekësore. Astrologjia sugjeron se çdo pjesë e trupit njerëzor ndikohet nga dielli, hëna dhe planetët e tjera, dhe se secila shenjë horoskopi mbizotëron ndaj pjesëve të caktuara të trupit. Ujori për shembull, lidhet me kokën, fytyrën, trurin dhe sytë; ndërkohë që akrepi përfaqëson sistemin riprodhues, organet seksuale, zorrët dhe sesitemin sekretues. Pasi ekzaminohej horoskopi i pacientit dhe pasi merrej në konsideratë pozicioni aktual i yjeve, mund të parashikohej sëmundja e pacientit dhe të përcaktohej një diagnozë.
1 – Heqja e gjakut
1
Doktorët e Periudhës së Mesjetës besonin në gjëra të tilla të quajtura “humors”. Fjala “humors” i referohej lëngjeve të caktuara që gjendeshin në trupin e njeriut: gjaku, lëngu biliar i verdhë, lëngu biliar i zi dhe gëlbaza. “Humorizmi” u zhvillua si koncept nga fizikanët romakë dhe grekë që besonin se mungesa apo sasia e tepërt e këtyre lëngjeve do të ndikonte fuqishëm në shëndetin e një personi. Për disa arsye, në kohën e mesjetës, gjaku – dhe sasia e tepërt e gjakut në veçanti – shpesh shihej si një shkak i sëmundjeve të ndryshme. Prandaj, doktorët hiqnin sasi të mëdha gjaku nga venat e një personi me shpresën se do t’i kuronin ata. Dy mënyrat kryesore për ta bërë këtë ishin thithja e gjakut dhe shpimi i venave. Heqja e gjakut ishte aq e përhapur sa që shumë njerëz thithnin rregullisht gjakun e tyre, thjesht sepse besonin se kjo gjë do t’i mbante ata të shëndetshëm.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix23 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix23 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix23 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix23 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix23 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix23 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix23 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix23 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar24 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook