Lidhu me ne

Kryesore

Qytetarët e Tiranës paguan 2.7 milionë euro për të parkuar makinat në vitin 2017

Të parkosh në Tiranë është një mision shumë i vështirë. Vështirësia e parë qëndron në gjetjen e një parkimi sidomos në rrugët kryesore. Problemi i dytë qëndron tek pagesa, që mesatarisht është 100 lekë për një orë, që për një person që punon 8 orë, i duhen 800 lekë në ditë, apo rreth 17.6 mijë lekë në muaj, nëse do të paguante për 22 ditë pune.
Të ardhurat e Bashkisë Tiranë nga tarifa e parkimit arritën në një nivel rekord në vitin 2017, prej 338.3 milionë lekësh, apo rreth 2.7 milionë euro, që janë paguar nga përdoruesit e automjeteve në kryeqytet. Megjithatë, në raport me atë që Bashkia kishte planifikuar të mblidhte të fillim, kjo shumë është rreth 25% më e ulët (Bashkia priste të mblidhte 450 milionë lekë nga tarifa e parkimit në planifikimin fillestar të buxhetit).
Në krahasim me vitin e mëparshëm, tarifa e paguar për parkim është pothuajse dyfishuar, ndërsa në raport me vitin 2014 është pesë herë më e lartë (shiko grafikun). Bashkia Tiranë thotë se në vitin 2017, arkëtimi i kësaj tarife ka një rritje të ndjeshme, “si rrjedhojë jo vetëm e riorganizimit të strukturave, por edhe mënyrës së arkëtimit dhe evidentimit në kohë të përdoruesve të parkimit në rrugët me pagesë, por edhe në sheshet e iratuara për parkim”.
Shifrat bëhen të ditura në relacionin për projektbuxhetin faktik të vitit 2017.
Në total, Bashkia e Tiranës kishte të ardhura të veta (të taksueshme dhe jo tatimore) prej 10.5 miliardë lekësh në vitin 2017, ose 89% e asaj që planifikonte në fillim të vitit. Të ardhurat e taksueshme ishin 6.9 miliardë lekë dhe ato jo tatimore 3.6 miliardë lekë.
Zëri që solli më shumë të ardhura është taksa e infrastruktrës. http://www.monitor.al/bashkia-e-tiranes-nje-e-treta-e-te-ardhurave-nga-taksa-e-infrastruktures-ne-2017-n/
Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 3.33 miliardë lekë, me një rritje prej 170% në raport me vitin e mëparshëm. Sipas INSTAT, në Tiranë u dhanë për gjithë vitin 2017 gjithsej 231 leje (për një sipërfaqe totale 522 mijë metra katrorë) me rritje të numrit të lejeve prej 118%, në krahasim me vitin e kaluar, ose 125 leje më shumë, ndërkohë që sipërfaqja është 2.5 herë më e madhe.
Kjo është reflektuar dhe në arkën e Bashkisë, teksa taksa e ndikimit në infrastrukturë ka sjellë 33% të të ardhurave të veta. Ndërtesat e reja paguajnë 8% të vlerës së shitjes si taksë për ndikimin në infrastrukturë, çka nënkupton se vlera totale e ndërtimeve për të cilat është mbledhur kjo taksë, arrin në rreth 42 miliardë lekë, ose rreth 330 milionë euro.
Nga taksa e pasurisë së paluajtshme janë arkëtuar rreth 1.7 miliardë lekë, me një rritje prej gati 14%. Po rreth 1.7 miliardë lekë janë dhe të ardhurat nga tarifa e pastrimit dhe gjelbërimit.
Nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsmore u arkëtuan në total 681 milionë lekë (rreth 5.3 milionë euro), nga të cilat 415 milionë lekë u paguan nga bizneset dhe 266 milionë lekë nga rreth 110 mijë familjë.
Nga taksa e tabelës u arkëtuan 345 milionë lekë, nga taksa e fjetjes në hotel 83 milionë lekë.

Monitor

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook