Lidhu me ne

Kryesore

Universitetet private gjithnjë dhe më me pak studentë?

Universitetet private në Shqipëri, të cilat dolën si kërpudhat pas shiut, duket se së fundi po përjetojnë periudhën e tyre më të keqe.
Universiteti publik po i sfidon haptazi dhe me gjithë propagandën që bëjnë privatët, në vitin universitar 2017-2018, universitetet publike kanë regjistruar 18 364 studentë, ndërsa privatët 4054, pra 4.5 herë më pak.
Shifra në rënie për të gjithë universitetet private në katër vitet e fundit, përjashtuar këtu universitetin Epoka që ruan gati të njëjtin numër studentësh të regjistruar, Polis, që në tre vitet e fundit ka një situatë stabël, Zoja e Këshillit të Mirë gjithashtu. Pjesa tjetër ka regjistruar ulje në numrin e studentëve.
Albanian University, nga 2540 studentë që regjistronte në vitin akademik 2014-2015, në vitin e fundit ka regjistruar vetëm 460 studentë, pra 5 herë më pak studentë se katër vite më parë.
Universiteti Europian i Tiranës në vitin 2013 regjistronte 1382 studentë. Në vitin 2014, 1066, pra 30% më pak. Në vitin 2017-2018, ka regjistruar 624 studentë, pra gjysmën e atyre të pesë viteve më parë.
Universiteti publik, në total në vitin 2014-2015, ka 18 231 studentë të regjistruar, ndërsa në vitin e fundit akademik në vitin 2017-2018, këtë që po mbyllet kanë 18 364.
Universitetet private, nga rreth 8 mijë regjistrime në vitin 2014-2015, në vitin e fundit akademik kanë vetëm 4044 studentë të pranuar, këto të shpërndara në dy akademi, në dhjetë kolegje, në katër shkolla të larta dhe në tetë universitete.
Katastrofën më të madhe të regjistrimeve sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Arsimit, krahasuar me pesë vite më parë, e ka Albanian University me pesë herë më pak studentë dhe UET me dy herë më pak studentë se pesë vite më parë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar5 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix5 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook