Lidhu me ne

Kryesore

Kryeministri Rama shkarkon drejtorë, por pse nuk i dërgon në prokurori?

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar dje nga detyra 4 drejtorë të hipotekave dhe dy drejtorë të ALUIZN-it. Vendimi u mor pas një mbledhje që kreu i qeverisë zhvilloi me drejtuesit e institucioneve në të gjithë vendin. Motivet e shkarkimit kanë qenë mosrealizimi i objektivave dhe rezultatet e dobëta në zgjidhjen e problemeve në zonat ku mbulojnë. Kryeministri ka kritikuar drejtuesit e institucioneve për punë të dobët dhe zbatim jo korrekt të ligjit.
Kryeministria nuk i publikoi emrat e drejtorëve të larguar, por lajmi i shpërndarë me urgjencë në media theksonte se kreu i qeverisë ka kërkuar llogari dhe ka marrë masa të ashpra. Pas këtij vendimi të kryeministrit që ngjan më shumë propagandistic, ngrihen një sërë pikëpyetjesh për modelin e qeverisjes dhe mënyrën sesi po administrohet pushteti nga qeveria “Rama”. Drejtorët, kushdo qofshin ata, janë emëruar nga radhët e të besuarve të Partisë Socialiste pas zgjedhjeve të vitit 2013. Edhe ato pak emra që ishin nga partitë e koalicionit, me fitoren e PS në vitin 2013 u larguan me ceremoni si njerëzit që po pengonin suksesin e Rilindjes. Sot kur gjithë administrata është me njerëz të përzgjedhur nga PS, problemet me moszbatimin e ligjit dhe korrupsionit vijojnë të jenë edhe më shqetësuese sesa më parë. Vetë shkarkimet që ka bërë dje Rama edhe pse thuhen për mospërmbushje objektivash në fakt fshehin gjithë problematikën me korrupsionin, shkeljen e ligjit dhe apatinë e administratës shqiptare. Tregojnë mënyrën e qeverisjes së sotme, e cila ka qenë edhe para vitit 2013.
Nuk është problemi te disa emra që duket se e kanë merituar shkarkimin, por të dështimi i radhës i qeverisë dhe tallja me qytetarët. Në vitin 2017 Edi Rama premtoi se gjithë administrata do të kishte drejtues që zgjidheshin me konkurse dhe me kritere të rrepta. Për muaj e muaj u fol nga Rama dhe qeveria sesi do të ishin njerëzit që do merrnin në dorë postet kyç të shërbimeve ndaj qytetarëve, si hipotekat dhe ALUIZNI. U zhvilluan konkurse, dëgjesa publike, u shpenzuan para për trajnime dhe në fund drejtorët fitues ishin të gjithë socialistë me kontribute në fushata elektorale të parties ose njerëz të deputetëve të fuqishëm. Pavarësisht se ishin militantët e radhës në krye të institucioneve ku qarkullojnë miliona para dhe interesa, sërish kjo lojë politike u servir si modernizim i administratës dhe shenjë e Ramës së Rilindja po bën shtet. Por cili është rezultati? Faktet janë këto që prezanton qeveria. Drejtorët e rinj të zgjedhur me kujdes sipas shijes së “tepsisë” janë sërish të paaftë, të papërshtatshëm për detyrat që mbajnë dhe po aq të korruptuar, sa edhe ata që akuzonte më parë Edi Rama. Ndryshimi është se nëse më parë të korruptuarit shkonin për ndjekje penale, me rastin e drejtorëve të Rilindjes maksimumi shkarkohen nga detyra dhe shkojnë në një pozicion tjetër ose marrin “pushime” të përkohshme për ti patur prapë në fushatë elektorale. Lajmet për shkarkime janë vetëm propagandë qeveritare se PS nuk kursen as të vetët për zbatimin e ligjit. Ajo që po ndodh nuk është shmangia e abuzimeve, por qarkullimi i korrupsionit nga njëra drejtori tek tjetra me ndërrimin e emrave të drejtorëve. Ndryshimi është se këtë herë nuk ka justifikim për dështimet. Tashmë “tepsia” është e gjitha në dorë të PS dhe Ramës dhe askush nuk ia ka fajin nëse korrupsioni është rritur, nëse buxheti vidhet dhe nëse njerëzit që ka zgjedhur janë totalisht të paaftë. Edi Rama përmend shpesh se nuk janë njerëzit që korruptohet, por sistemi. Sot duhet ta pranojë se sistemi që ka ngritur ai këto vite qeverisje vazhdon të jetë më i suksesshëm se të tjerët për korrupsion. “Tepsia” që përmendin mazhoranca është prodhim “made in Rilindje”.
Lajmet dhe shoë për shkarkime drejtorësh janë bërë të zakonshëm për qeverinë “Rama”. Por nëse kryeministri e ka seriozisht fushatën e shkarkimeve, përse nuk e nis nga kabineti dhe ministrat? Me kriteret që ka vendosur për shkarkime, një pjesë e kabinetit do kishte ikur me kohë nga detyra.
Kryeministri pse nuk i dërgon në prokurori drejtorët e shkarkuar dhe disa ministra? Ish-drejtorët e partive të tjera, të gjithë, i ka nisur në prokurori dhe kanë bërë edhe arrestime, por ish-drejtorët e “tepsisë” a do e shikojnë qelinë?
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook