Lidhu me ne

Kryesore

Vrasjet që tronditën opinionin publik gjatë Qershorit, krimet brenda familjes

Vrasjet që tronditën opinionin publik gjatë Qershorit nuik kanë qenë të pakta. Krimet brenda familjes kanë tronditur opinion publik gjatë këtij muaji. 7 viktima janë raportuar dhe krimet kanë qenë të paramenduara.

Duhet të themi se këto krimet kanë ndodhur brenda një afati kohor prej dy javësh.

Kryeministri Edi Rama flet për siguri në vend, madje nuk kursen as propagandën me grafikët që publikon, po realiteti tregon të kundërtën.

“Siguria publike është rritur”,  thotë Rama por Shqipëria tronditet nga krimet e rënda.

RASTET:

Vret nënën dhe babain në Peshkopi

Më 7 qershor Qemal Sela vrau nënën dhe babain në banesën e tyre në Peshkopi. Krimin e rëndë e kreu me një armë kallashnikov që tha se e kishte feshur në bodrumin e shtëpisë para se të ikte në Angli.

Flamur Sela (55-vjeç) dhe gruaja e tij Zeqimete Sela mbetën të vdekur në vend. Qemal Sela u arrestua menjëherë  nga policia.

Pas krimit të rëndë ai nuk ui shfaq i penduar. Madje u shpreh se të dy viktimat nuk ishin prindërit e tij.

Vrasja e dyfishtë në Don Bosko

Më 8 Qershor u trondit opinioni publik nga një vrasje e dyfishtë që ndodhi në  lagjen “Don Bosko” në Tiranë.

Xhafer Mata vrau të dashurën e tij me armë në rrugë dhe më pas veten.  Xhuljeta Çuni, vetëm 19 vjeçe ndërroi jetë në moment, ndërsa i riu Xhafer Mata, 31 vjeç, ndërroi jetë në spital.  Mata ishte i divorcuar dhe nga martesa ka pasur edhe një fëmijë të mitur 1-vjeç. Mata jetonte në banesë bashkë me prindërit e tij pas divorcit nga bashkëshortja.

Mësoghet se ai kreu krimin e rëndë pasi 19-vjeçarja nuk donte të vazhdonte lidhjen me të.

Burri vret gruan në Durrës

Pak ditë më parë pas një sherri banal Çlirim Shaholli vrau gruan e tij  në Durrës. 42 vjeçari Çlirim Shaholli pranoi krimin e kryer dhe rrëfu se nga gjakënxehtësia ka shtyrë bashkëshorten Adriana duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.

Çifti ishte me origjinë nga Korça dhe janë prindër të 6 fëmijëve të cilët nuk ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Çifti ka pasur edhe më parë konflikte të herëpashershme pasi burri konsumonte alkool dhe nuk punonte. Vitima ishte Ana Shaholli.

Gruaja vret burrin në Milot

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës, 17 qershor, në tregun e Milotit ku Violeta Donaj, qëlloi katër herë me armë zjarrin 42-vjeçarin Kujtim Donaj. Pas krimit autorja tentoi të largohet, por ka përfunduar në prangat e policisë.

Çifti Donaj, prindër të dy fëmijëve, frekuentonin çdo fundjavë këtë treg, ku shisnin produkte të ndryshme dhe me të ardhurat e përfituara mbanin familjen.

Ajo e vrau burrin me kallashnikov dhe për krimin e rëndë ajo u pendua.

Vritet 60-vjeçari në Shkodër

Me një plum në kokë u vra 60-vjeçari Mehdi Kavaja, në punishten e tij në lagjen Tophane të Shkodrës ku ai kishte një servis të tij.

Kavaja ishte duke punuar në servisin e tij si zakonisht, për riparimin e dorezave të makinave, kur papritur e qëllojnë pas koke me pistoletë.

Në fillim u mednua se 60 vjeçari ka patur një hemoragji por vetëm pas një ore mjekët panë  një vrimë në kokën e tij si dhe kanë gjetur një plumb./Podiumi.com

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook