Lidhu me ne

Kryesore

Sa paguhen futbollistët për të luajtur në Kupën e Botës 2018?

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Neymar … të gjithë i njohin yjet më të mëdhenj të futbollit, por a e dini se sa paguhen për të luajtur në Kupën e Botës 2018?
Siç është tipike me FIFA-n, përgjigjja është e ndërlikuar. Shuma totale që Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka vënë si shpërblim për 32 skuadrat pjesëmarrëse në Kupën e Botës është 400 milionë dollarë. Në fund të Kompeticionit, fituesja e Kupës së Botës do të shpërblehet me 38 mln dollarë, finalistja 28 mln, kurse skuadra që do të renditet e treta, 24 mln.
Shpërblime jo të barabarta
Bëhet fjalë për shifra të larta. Sipas USA Today, në një artikull në vitin 2014, shpërblimet u jepen federatave të skuadrave fituese, që mund të vendosin t’i paguajnë futbollistët sipas pëlqimit të tyre. Kjo do të thotë që fitorja e Kupës së Botës varion nga një vend tek tjetri.
German Football Association bëri të ditur në dhjetor që secili prej lojtarëve të Kombëtares gjermanes do të marrë një bonus prej 350.000 eurosh (rreth 400,000 dollarë) nëse Gjermania do të fitojë Kupën e Botës Rusi 2018. Bonuset ndryshojnë në varësi të ecurisë së ekipit në kompeticion. Nëse Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale, çdo futbollist do të fitojë 125.000 euro ($145.000); nëse mbijetojnë deri në çerekfinale, 75.000 euro ($87.000). Nëse nuk do të kualifikohen në fazën e grupeve, nuk do të marrin asnjë shpërblim.
Diskutimi ndryshon për Brazilin, ku çdo futbollist do të përfitojë 800.000 euro (rreth $930.000) nëse Brazili fiton Kupën e Botës Rusi 2018 – sipas Reuters.
Futbollistët spanjollë janë në një pozitë më të mirë – nëse Spanja fiton Kupën e Botës, çdo lojtar do të fitojë 825.000 euro (më shumë se $950.000).
Çdo ekip gjithashtu përfiton nga FIFA 1,5 milionë dollarë për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.
Probleme me pagesat
Por paratë mund të shkaktojnë edhe probleme. Në vitin 2014, mosmarrëveshjet me pagat shkaktuan probleme te disa vende afrikane. Katër vjet më parë, skuadra e Kamerunit refuzoi të hipte në avion drejt Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil, pasi lojtarët mendonin se bonusi prej 61.000 sterlinash ishte shumë i ulët. Futbollistët e Nigerisë bojkotuan seancat stërvitore, pasi mendonin se nuk do të paguheshin. Ganezët kërcënuan se nuk do të merrnin pjesë në një ndeshje nëse futbollistët nuk parapaguheshin me para në dorë – gjë që detyroi qeverinë të hipte në avion 3 milionë dollarë në rrugën drejt Brazilit.
Këtë vit, as Gana dhe as Kameruni nuk marrin pjesë në Kupën e Botës Rusi 2018. Por FIFA i ka dhënë Nigerisë dhe katër kombëtareve të tjera pjesëmarrëse 2 milionë dollarë paradhënie, në mënyrë që të shmangin çdo incident që lidhet me paratë përpara nisjes së Kompeticionit.
Të fitosh Kupën e Botës nuk është vetëm një çështje parash.
Vitin e kaluar, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, tha para gazetarëve, se edhe pse shpërblimet janë padyshim një stimulim, “Sfida sportive është objektivi kryesor, dhe jo aspekti ekonomik”./Monitor
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook