Kryesore
VIDEO/ Njihuni me Hyrijen, shoferen e vetme shqiptare që nget autobus

Profesioni i shoferit të autobusit në Shqipëri zgjidhet thuajse vetëm nga burrat.
Por kjo nuk e ka penguar Hyrije Pacollin, gruan nga Kosova, që të ushtrojë këtë profesion.
Hyrija është e vetmja që drejton autobus në Prishtinë, por edhe më gjerë në Shqipëri.
Ajo e ushtron këtë punë prej dy javësh, ndërsa ju bën thirrje edhe grave të tjera të drejtojnë mjete të rënda.
Hyrija gjatë javës mori vëmendjen e banorëve të Prishtinës, duke drejtuar një autobus urban, ndërsa ka plot 17 vite që punon si shofere.
Hyrija tregon për T7 se nga i erdhi ideja dhe thotë se reagimet e pasagjerëve nuk mungojnë.

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu