Lidhu me ne

Kryesore

Si u bë Luksemburgu vendi më i pasur

Si u bë Luksemburgu vendi më i pasur
Luksemburgu ka vetëm 600.000 banorë, por me një GDP prej rreth 110.000 dollarë për banor, duke u renditur si vendi më i pasur në BE dhe një nga më të pasurit në botë.
Deri në vitet ’60 baza e ekonomisë së Luksemburgut ishte prodhimi i çelikut, por në dekadat e fundit janë bërë përparime të mëdha në strukturën e ekonomisë, duke e  shndërruar sot Luksemburgun në një nga qendrat kryesore financiare të botës. Suksesi i Luksemburgut është rezultat i përshtatshmërisë së tyre dhe edukimit të mirë të popullatës.
Kur nisi rënia e industrisë së çelikut në nivel global, e kuptuan se fokusi duhet të zhvendoset në sektorë të tjerë. Ata vendosën për të promovuar fuqishëm sektorin financiar dhe sot ekonomia e tyre e bazuar në shërbimet financiare, përbën rreth 35 për qind të PBB-së.
Fuqia punëtore e tyre është një nga më të shkolluarat në botë, ku një përparësi e veçantë që tërheq shumë kompani është poliglotizimi i tyre – flasin disa gjuhë. Luksemburgu është qendra e dytë më e madhe për fondet e investimit, vetëm pas SHBA-ve, me asete prej katër miliardë dollarësh, si dhe kanë bankat më të zhvilluara private në zonën e euros.
Atraktiviteti i madh në industrinë financiare po rezulton me stabilitet politik dhe social, ndërkohë që taksat dhe ligjet janë të përshtatura për nevojat bashkëkohore.
Gjatë viteve ka zhvilluar një kuadër rregullator të veçantë për fondet e investimeve alternative, fondet e kapitaleve, fondet ndërkombëtare të pensioneve, fondet e ndryshme të specializuara dhe kompanitë e risigurimit, dhe kjo ka tërhequr investitorë nga e gjithë bota.
Përkundër faktit se është një vend shumë i vogël, Luksemburgu ka mjaft ndikim në BE. Jean-Claude Juncker është shtetas i Luksemburgut, e vendi ka gjashtë vende në Parlamentin Europian.
Për vite të tëra, Luksemburgu ka qenë në një farë mënyre një oaz i taksave për shumë kompani shumëkombëshe.
Përkundër suksesit të madh deri më tani, Luksemburgu vazhdon të zhvillohet në shumë sektorë të ekonomisë në të cilën e sheh të ardhmen të tilla si: logjistikë, teknologji komunikimi, bioteknologji dhe hulumtime biomjekësore, energji të gjelbër etj.
Ashtu si të gjitha vendet e zhvilluara, edhe në Luksemburg, pjesa më e madhe e PBB-së vjen nga sektori i shërbimeve, madje edhe 87.9 për qind e tij. Industria ndiqet me 11.9 për qind, ndërsa bujqësia përbën vetëm 0.2 për qind të PBB-së. Numri i fuqisë punëtore është 282,000 njerëz, nga të cilët 78.9 për qind janë në sektorin e shërbimeve, 20 për qind në industri, 1.1 për qind në bujqësi.
Këto shifra nuk përfshijnë 150.000 njerëz që vijnë çdo ditë për të punuar në Luksemburg nga Franca, Belgjika dhe Gjermania.
Tregu i punës në Luksemburg është një nga më tërheqësit në Evropë. Kjo nuk është befasuese duke pasur parasysh se paga minimale mujore për një punëtor të pakualifikuar që punon 40 orë në javë është rreth 2.000 euro. Për një punonjës të kualifikuar, minimumi është 20 për qind më i lartë dhe është 2,400 euro. Paga mesatare është më shumë se 4,300 euro
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook