Lidhu me ne

Kryesore

Jo vetëm bileta të shtrenjta, por edhe vonesa. Raporti: Sa presim në aeroporte

Jo vetëm bileta të shtrenjta, por edhe vonesa. Raporti: Sa presim në aeroporte
Krahas biletave të shtrenjta, shqiptarët përballen me vonesa të tejzgjatura në aeroporte.
Pritjet në Rinas, ose në aeroporte të tjera të Europës me destinacion Shqipërinë kanë arritur rekord në pjesën e parë të vitit, duke kulmuar në korrik. Nuk kanë qenë të pakta as anulimet e fluturimeve, duke prishur planet e udhëtimeve apo pushimeve të dhjetëra pasagjerëve.
Autoriteti i Aviacionit Civil bëri të ditur se, nga të dhënat zyrtare të Eurocontrol, rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017.
Shumica e këtyre vonesave kanë si shkak kryesor, mungesën e kapaciteteve njerëzore të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve, grevave apo kushteve të motit. Por edhe rritja e madhe kërkesës nga pasagjerët në periudha të caktuara. Në muajin Korrik kulmi i vonesave shkoi në 337 minuta më e gjata, dhe 20 minuta më e ulëta në ditë.
Nga të dhënat që Autoriteti ka, rezulton se kompania më problematike në këtë muaj është “Blue Panorama”, me itinerare qytete të ndryshme të Italisë. Kompania “Blue Panorama”, numëron 26 vonesa mbi 2 orë, duke prekur një numër të madh pasagjerësh. Interesit të vazhdueshëm të Autoritetit, kompania i është përgjigjur se ka probleme operacionale. Ndërsa vihet re një përmirësim i dukshëm i performancës nga disa kompani të tjera, që në muajt e mëparshëm kishin regjistruar probleme me vonesa apo anulime të fluturimit
Mund të ankoheni dhe të merrni kompensim
Si rrjedhojë e plotësimit të numrit të madh të formularëve nga pasagjerët është rritur numri i kompensimeve gjatë muajit korrik 2018, nga 140 që ishte në muajin e kaluar shifrat shkojnë në 160, duke u rritur me 20 pasagjerë që do të marrin rreth 250 euro kompensim për vonesat mbi 3 orë të kompanive ajrore.
Shifra pritet të rritet edhe më shumë në muajt në vijim, kjo e lidhur me numrin e madh të formularëve të ankimimit, që janë plotësuar nga qytetarët, për shkak të vonesave të shënuara në muajin korrik. Procedurat e kompensimit variojnë deri në 6 javë, dhe nëse kompania nuk i jep qytetarit përgjigjen e duhur. Atëherë çështja ndiqet nga ekspertët e AAC-së, me kërkesë të vetë pasagjerit.
Pavarësisht vonesave, Blue Panorama kryeson tregun
Referuar të dhënave të paraqitura në grafikun e muajit Qershor, kompania ajrore “Blue Panorama” është mbizotëruese në treg duke mbuluar fluksin më të madh të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Qershor 2018, me 18% të totalit. Ndjekur nga “Albawings” me 12% të totalit, “Ernest s.p.a” me 10% të totalit dhe Alitalia me 9% të totalit mujor.
Nisur nga këto të dhëna, Autoriteti thekson se Italia vazhdon të zotërojë përqindjen më të madhe të tregut të transportit ajror për muajin Qershor 2018, duke zënë 49% të totalit, ndjekur nga Turqia me 9%. Nëse referuar shifrave do të analizonim ecurinë e tregut të transportit ajror në vendin tonë për muajin Qershor 2016-2017-2018, vëmë re se kemi një rritje të numrit të pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet ajrit, vit pas viti.
Nisur nga të dhënat mbi operatorët ajrorë, përsa i përket rritjes/rënies së fluksit të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Qershor 2016-2017-2018, vëmë re se numri i pasagjerëve që kanë fluturuar me kompaninë Wizz Air në muajin Qershor 2018 ka shënuar një rritje prej 281.00% e krahasuar me Majin e 2017, sikurse edhe kompania Albawings, e cila ka një rritje prej 84.75% nga Qershori i vitit 2017- Qershor 2018. Kompania ajrore “Transavia” ka humbur treg, duke shënuar një rënie në numrin e pasagjerëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë me të në muajin Qershor 2018 me rreth -44% krahasuar me Qershorin e 2017.
Shtimi i turistëve të huaj rrit fluturimet me charter
Autoriteti ka dhënë informacion edhe për fluturimet me charter. Në Qershor të 2018 shifra shkon në 44.392 pasagjerë më shumë, krahasimisht me vitin 2017, ka pasur rritje nga viti 2016 në vitin 2017 duke  shënuar një rritje të fluksit. Sipas të dhënave në tabelën më poshtë vëmë re se numri i pasagjerëve që fluturojnë me charter ka pësuar një rritje nga viti në vit ndaj totalit të pasagjerëve.
Por në vitin 2018 është më e dukshme rritja pasi ato përbëjnë 16.42% ndaj totalit, ndërkohë që në 2017 ka qenë 9.30% dhe në 2016, 9.28% dhe këtu nuk përfshihen muajt e pikut që janë Korriku dhe Gushti, ku pritet një rritje e konsiderueshme. Për sa i përket numrit të pasagjerëve të fluturimeve charter  për muajin Maj 2018 ka patur trefishim të fluturimeve, që në përqindje shkon në 204.92%, kjo si rrjedhojë e numrit të lartë të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë./Monitor

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook