Lidhu me ne

Kritike

Nuk ka plazh për shkrimtarin shqip

Ardian VehbiuPeizazhe të fjalës 
Pa ardhur mirë vera, zënë të bulërojnë listat me tituj librash “për plazh”, ose “për pushimet verore” – sipas supozimit se kur njerëzit shkojnë me pushime, nuk kanë ç’të bëjnë tjetër, veçse t’i kthehen leximit.
Zakonisht listat me sugjerime shoqërohen me numra: “10 libra për këtë verë”, ose “9 romane për të kapërcyer me to Llogaranë”, ose “7.5 libra për t’u rilexuar me syze dielli”. Merita e numrit është të sjellë një lloj mistike konfuciane, disiplinimi mendor, kandari të erudicionit.
Kur listat nuk kanë autor të tyrin, as që ia vlen të merresh me to: do t’i ketë bërë ndonjë stazhier i plogët, që ka marrë në telefon një stazhier tjetër, te shtëpia botuese përkatëse. Këta janë njerëz që nuk lexojnë, dhe që e kalojnë kohën me moslexues të tjerë; ndonjëherë janë edhe njerëz që nuk dinë të lexojnë (këtyre u kemi pasë thënë dikur analfabetë).
Por kur listat vijnë nga pronarë, titullarë a drejtorë shtëpish botuese, puna ndryshon: sugjerimet mund të jenë të ngjashme me të parat, por filozofia e nënvendosur jo më. Këta e dinë se ç’bëjnë.
Pa zënë në gojë shembuj individualë – meqë nuk dua t’i bëj kujt gjyqin në publik – botuesit rregullisht rekomandojnë libra autorësh të huaj, ca të njohur ca të panjohur; madje një pjesë e mirë nga ajo kategori që, në anglishte, e quajnë “fluff”.
Emrat e autorëve shqiptarë në këto lista janë përjashtime: një në nëntë, ose një në nëntëmbëdhjetë.
Të krijohet përshtypja sikur letërsi shqipe sot nuk shkruan më njeri – gjë që Ministria e Kulturës do ta kundërshtonte me të madhe.
Dhe pa shaka – shkrimtarët shqip bashkëkohorë diskriminohen nga vetë botuesit e tyre: këtë e them jo si opinion, por si fakt.
Kjo nuk ndodh për ndonjë mëri vetjake, dhe as ngaqë botuesit kanë kritere estetike të rrepta – por thjesht për inerci komerciale dhe një farë snobizmi prej salloni flokësh.
Ka pastaj ca botues te ne të cilëve duket sikur u vjen turp, që botojnë autorë shqiptarë.
Sa për autorët e huaj të nxjerrë në pah, mjaft t’u hedhësh një sy atyre në listat, për ta vënë re se një pjesë e mirë janë mishërime të mediokritetit edhe në kulturat nga vijnë.
Që janë të huaj, kjo nuk i imunizon nga cilësia e dobët.
Pjesa më e mirë e tyre, pavarësisht nga emrat që ndonjëherë nuk u shqiptohen dot, as u afrohen shkrimtarëve më të mirë të letërsisë shqipe bashkëkohore.
Do të më thonë: në gjithë botën kështu është. Letërsia nuk njeh kufij. Kështu si ti flisnin aparatçikët e Hoxhës. Duhet të afrohemi me fqinjët…
Dakord. Vetëm se në gjithë botën nuk është kështu. Le të kapërcejmë pra pellgun e Adriatikut dhe të hidhemi te fqinjët tanë në Itali – për të parë se ç’libra u rekomandohen atje lexuesve për pushimet.
Bëni vetë një kërkim në Google, të tipit “libri per la spiaggia” apo “libri da portare in vacanze” apo “libri da leggere sotto l’ombrellone”; do të gjeni lista librash, të sugjeruar nga kritikë letrarë ose botues, ku mbizotërojnë autorët vendës; ose të paktën, ku autorët italianë dhe ata të përkthyer janë balancuar me kujdes.
E kanë gabim?
Jo, nuk e kanë hiç gabim. Dhe ekonomia e tregut këtu nuk hyn fare, sikurse nuk hyn fare nevoja që kanë (edhe) botuesit për të nxjerrë bukën e gojës.
Këtu po flasim për kulturë. Dhe kur një botuesi i kërkohet mendim se ç’libra duhen lexuar qoftë edhe te rëra, atëherë ky nuk është më në rolin e shitësit të fiqve, por në rolin tjetër, të operatorit dhe të këshilltarit kulturor.
Libri si mall ka nevojë të shitet. Libri si produkt kulturor ka nevojë të promovohet – listat e librave për plazh funksionojnë edhe ato, qoftë edhe thjesht për të informuar lexuesit se çfarë mund të gjejnë në treg.
Madje në mungesë të një sistemi profesional të vlerësimit dhe të promovimit të letërsisë, botuesve veç u rritet përgjegjësia, ndaj lexuesve të tyre dhe ndaj kulturës.
Askush më mirë se botuesit nuk e ka të qartë se letërsia shqip ende lëvrohet; dhe se ka autorë të mirë dhe shumë të mirë dhe të shkëlqyer, që duhen ndihmuar dhe kultivuar dhe sjellë në kontakt me lexuesin.
Një shkrimtar nuk e arrin dot pjekurinë krijuese dhe as e gjen dot zërin e vet, pa iu nënshtruar një procesi vijueshëm të dialogut me palët e tjera të komunikimit letrar.
Përndryshe, do të na dalin gjithnjë përpara “shkrimtarë të rinj” – ose emra që publiku nuk i njeh. Për nga vetë etika e profesionit që kanë zgjedhur, botuesit duhet të ndihmojnë në këtë proces, jo t’i dënojnë autorët me heshtje.
Do të më thonë: hë mo, ç’e bën kaq të madhe, se libra për plazh po sugjerojmë.
Dhe këtu do të ma mbyllin gojën.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix2 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix2 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix2 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix2 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix2 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix2 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix2 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix2 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix2 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook