Turqit i binden thirrjes së Erdoganit, me çekiç thyejnë me radhë iPhone-at amerikanë
Pas thirrjeve të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të bojkotuar iPhone duke qenë se është prodhim amerikan, në rrjet po qarkullojnë video të turqve të cilët i binden me përpikmëri liderit të tyre.
Turqit po i shkatërrojnë iPhone-ët e tyre me çekiç, me armë e mënyra të tjera nga më të ndryshmet, shkruan Daily Mail.
Erdogan këtë të mërkurë bëri thirrje për bojkotim, në përgjigje të sanksioneve të SHBA-së kundër Turqisë.
“Ne do të bojkotojmë mallrat elektronike të SHBA-së”, tha Erdogan në një fjalim televiziv, pasi lira turke kishte parë rënien më të thellë.
Presidenti Donald Trump vendosi sanksione pas arrestimit të një pastori amerikan, Andrew Brunson, lidhur me akuzat për terrorizëm.
“Në qoftë se (SHBA) ka iPhone, ka edhe Samsung në anën tjetër,” tha Erdogan duke iu referuar gjigantit amerikan Apple dhe markës së Koresë së Jugut. Me videot që po qarkullojnë, shihet sa seriozisht e kanë marrë turqit bojkotin e produkteve amerikane.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu