Lidhu me ne

Kryesore

Audiopërgjimi: Ish-zv.kryetari i KQZ-së, ndërmjetës për pezullimin e vendime të Strasburgut për pronat

Exit.al ka publikuar sot një përgjim të pjesshëm të një bisede mes ish-zv.kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Strasburgut, Ledio Bianku. Në ija të përgjithshme ideja e përgjimit është kjo: qeveria shqiptare po përpiqej në vitin 2014 të merrte nga Gjykata konçesionin për shtyrjen e vendimevepër çështjet e pronës. Biba këtu luan rolin e ndërmjetësit informal mes qeverisë – konrketisht sekretarit të Përgjthshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe Biankut të cilit i kërkohet ndikimi te kreu I Gjykatës, Dean Spielmann. Exit shkruan se ka kontaktuar me Biankun i cili ka konfirmaur bisedën dhe se ka informuar kreun e Gjykatës për këtë lobim të pandershëm.

Biba I KQZ-së ekspozohet keq në këtë histori, pasi ai në rolin e zv.kryetarit të KQZ-së presupozohet të mos luajë lojëra politike. Nga biseda duket se Biba si njeri praktik I këshillon Biankut që të mos bëjë gabime, çka nënkupton një lloj shantazhimi por edhe budallallëku të numrit dy të KQZ-së. Më poshtë biseda siç është zbardhur nga exit.al dhe audio:

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?

I thashë…

Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].

[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…

Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.

Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”

Biba vazhdon:

“Ma paguan ata biletën…”

“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

Më e rëndësishmja në këtë histori është se qeveria shqiptare e Edi Ramës shpalos një pozicion të qartë kundër pronarëve në Shqipëri duke u fshehur pas pamundësisë për të paguar. Jo më kot qeveria pas dështimit në këtë pikë ka bërë ndërhyrje të njëpasnjëshme në vendime dhe ligje që prekin të drejtën e pronës duke i dhënë përparësi legalizimeve.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar2 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar2 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal2 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook