Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon ka pësuar lëndime të lehta trupore, pasi makina me të cilën po udhëtonte është përfshirë në një aksident të frikshëm rrugor, duke u përplasur me një kamion.
Kreu i Shërbimit shtetëror të Sigurisë, Anatloie Golea, tha se presidenti Dodon ka pësuar vetëm disa gërvishtje dhe ka disa hematoma nga aksidenti, që ndodhi sot në veri të kryeqytetit moldav, Kishiniev.
Ai nuk dha detaje të tjera për ngjarjen, por në një video të publikuar nga RT, shihet momenti i frikshëm kur automjeti i Presidentit merret para nga kamioni në një rrugë të lagësht për shkak të reshjeve të shiut.
Video dramatike u filmua nga një automjet i detajuar i sigurisë që tha se po ndiqte Dodon.
Regjistrimi tregon se autokolona presidenciale udhëton me shpejtësi të lartë në një rrugë të ngushtë, ndërkohë që ngadalësohet trafiku. Megjithatë, një kamion i bardhë nuk arrin të ngadalësojë, përplas me një automjet tjetër dhe më pas i shkojë drejt makinës së Dodon.
Sipas RT edhe pse Presidenti Dodon ia hodhi paq nga aksidenti, nëna dhe djali i tij që udhëtonin në të njëjtën makinë, janë raportuar të lënduar.
Ndërkohë këshilltari i presidentit, Maksim Lebedinschi tha se aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Straseni. “Dodon është mirë dhe nuk ka nevojë për ndihmë mjekësore”, tha këshilltari Lebedinschi.


Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu