Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen pas një takimi të tensionuar të kabinetit qeveritar, gjatë së cilës pati përplasje me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos mbi marrëveshjen e Prespes.
Burime për Kathimerini bëjnë me dije se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i koalicionit.
Sipas të njëjtave burime, gjatë takimit të sotëm të kabinetit, Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme dhe si njeri të financuesit miliarder, amerikanit George Sorros.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu